Finlanda, në NATO pavarësisht presionit rus

Postuar në 02 Janar, 2022 13:03

Finlanda dëshiron anëtarësimin në NATO, pavarësisht paralajmërimeve të Rusisë drejtuar aleancës perëndimore për të mos u zgjeruar në lindje të Europës. Në mesazhin e fundvitit drejtuar finlandezëve, kryeministrja Sanna Marin tha se Finlanda e ka mundësinë për të aplikuar për anëtarësim në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO).

"Finlanda ruan opsionin e aplikimit për anëtarësim në NATO. Ne duhet ta mbështesim këtë liri zgjedhjeje dhe të sigurohemi që ajo të mbetet realitet, pasi kjo është pjesë e së drejtës së çdo vendi për të vendosur mbi politikat e veta të sigurisë."

Marin shtoi se Finlanda do të vazhdojë të intensifikojë bashkëpunimin e saj evropian për sigurinë dhe mbrojtjen.

"Është një nga themelet e sigurisë evropiane të sanksionuara në parimet e OSBE-së. Ne kemi treguar se kemi mësuar nga e kaluara. Ne nuk do ta lëmë hapësirën tonë për manovrim."

Një javë më parë, me anë të një deklarate, Ministria e Jashtme e Rusisë paralajmëroi pasoja serioze në rast se Finlanda dhe Suedia përfshihen në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO).

Maria Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme të Rusisë tha se “përpjekjet e vazhdueshme të NATO-s për t'i tërhequr ato vende në orbitën e interesave dhe politikave të saj oportuniste nuk kanë kaluar pa u vënë re nga Rusia".

“Është mjaft e qartë se anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO...do të kishte pasoja serioze ushtarake dhe politike, që do të kërkonin një përgjigje adekuate nga pala ruse”, theksoi ajo.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.