rusia

“Nuk na plas fare për sanksionet e Perëndimit”

Postuar në 14 Shkurt, 2022 11:23

Ambasadori i Rusisë në Suedi doli nga korniza e diplomatit, kur u pyet për sanksionet e Perëndimit në rast të një invazioni në Ukrainë.

Më falni gjuhën, por ne as na plas fare për sanksionet”, tha Viktor Tatarintsev për të përditshmen e Stokholmit, Aftonbladet.

Gjermania pro ndarjes së Ukrainës. Rusët nuk do shkojnë përtej Poltavës

Postuar në 10 Shkurt, 2022 14:52

Ish-ambasadori i SHBA në NATO, Kurt Volker deklaron në një intervistë për “Kathimerini” se lufta në Ukrainë është e pashmangshme.

Rusia hedh edhe një hap tjetër

Postuar në 10 Shkurt, 2022 08:38

Rusia dhe Bjellorusia nisën sot stërvitjet e përbashkëta ushtarake, një hap që ka ngritur prej kohësh shqetësime në vendet perëndimore me frikën se Moska po planifikon një përshkallëzim të madh në konfliktin në Ukrainë.

Stërvitjet, të cilat do të vazhdojnë deri më 20 shkurt në Bjellorusi, fokusohen në "shtypjen dhe zmbrapsjen e agresionit të jashtëm", ​​tha në një deklaratë Ministria ruse e Mbrojtjes.

Deklaratë e përbashkët ruso-kineze: Perëndimi të pranojë se bota është multipolare

Postuar në 08 Shkurt, 2022 00:41

Duket se dështimet e njëpasnjëshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në arenën ndërkombëtare në 30 vitet e fundit, kompensuar nga një arrogancë e pakuptimtë, ka prodhuar një realitet të paktën dypolar në botë. Rusia dhe Kina kanë dalë së fundmi, konkretisht më 4 shkurt të këtij viti me në deklaratë të përbashkët që ka si objekt “marrëdhëniet ndërkombëtare që po hyjnë në një erë të re”.

Macron merr përsipër rolin e negociuesit: Perëndimi duhet të bëjë ca lëshime

Postuar në 06 Shkurt, 2022 20:49

Presidenti francez Emmanuel Macron është optimist se mund të ulë tensionet Ukrainë-Rusi. Megjithatë, kjo nuk do të vijë pa kosto. Një ditë para vizitës së tij në Moskë, ku do të takohet me homologun Vladimir Putin, por la të kuptohet se vendet perëndimore mund të duhet të bëjnë lëshime ndaj Kremlinit.

Krekosja e kallauzit

Postuar në 05 Shkurt, 2022 17:57

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka dalë sot paradite në një konferencë për shtyp me ministren e Jashtme, Olta Xhaçka, përmes së cilës ka njoftuar se vendi ynë është zgjedhur të jetë bashkëhartues nismash në Këshillin e Sigurisë për çështjen e Ukrainës.

Diçka mbetet e pasqaruar nga përfaqësuesi i Rusisë në Tiranë

Postuar në 04 Shkurt, 2022 22:28

Ambasadori i Federatës Ruse në Tiranë, Mihail Afanasiev ka dalë sot në një konferencë për shtyp gjatë së cilës ka sqaruar disa momente të tensioneve të fundit mes Rusisë dhe Perëndimit në Ukrainë. Konferenca vjen pak ditë pasi ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov dërgoi një letër për disa vende përmes së cilës Kremlini kërkon nga të gjitha këto vende qëndrim të qartë dhe sqarim mbi atë sesi ato e kuptojnë detyrimin që rrjedh nga Karta e Stambollit për të mos forcuar sigurinë e tyre në kurriz të sigurisë së shteteve të tjera.

Ambasadori rus sqaron letrën për Tiranën (VIDEO)

Postuar në 04 Shkurt, 2022 18:47

Letrës që ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i ka dërguar qeverisë shqiptare, ku i kërkon të mbajë një qëndrim sa i takon pandashmërisë së sigurisë në Europë dhe që u interpretua në Tiranë si kërcënim, për ambasadorin rus, Mihail Afanasiev, nuk i duhet dhënë ky interpretim.

Kriza në Ukrainë, SHBA: Rusia mund të inspektojë bazat e NATO-s në Poloni dhe Rumani

Postuar në 03 Shkurt, 2022 01:01

Administrata amerikane Joe Biden ka ndërmarrë një nismë të fundit që shkon përtej disa standardeve të deritanishme, në mënyrë që të shmangë një konflikt në Ukrainë. “Bloomberg" raporton se Washingtoni i ka ofruar Kremlinit mundësinë e verifikimit të dispozitivit ushtarak në bazat e NATO-s në Rumani dhe Poloni.

“Kërkesat e Rusisë çojnë në një rend botëror të ri e të rrezikshëm”

Postuar në 01 Shkurt, 2022 09:56

Michael Carpenter, ambasador i Shteteve të Bashkuara në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), thotë se propozimet për sigurinë evropiane, që Rusia ia dërgoi Perëndimit para pak ditësh, janë një rrugë drejt një rendi të ri botëror të rrezikshëm.

Duke folur për radion “Evropa e Lirë”, Carpenter thotë se parimet kyçe, si sovraniteti dhe integriteti territorial i shteteve, janë të panegociueshme.

Pages

Subscribe to RSS - rusia