raporti

Falja e borxheve tatimore, bizneset nuk u peshkuan

Postuar në 14 Dhjetor, 2017 18:03

Fondi Monetar Ndërkombëtar i rekomandon qeverisë që  të vlerësojë në mënyrë transparente detyrimet që rrjedhin nga paketa “One Billion euro” e partneritetit publik - privat, në përputhje me normat ndërkombëtare.  “Në kundërshtim me praktikën e tanishme, ndikimi i PPP-ve në llogaritë fiskale duhet të vlerësohet dhe reflektohet në mënyrë transparente dhe në përputhje me normat ndërkombëtare”-thuhet në raport.

Krizat humanitare dhe konfliktet civile në rritje në 2018

Postuar në 30 Nëntor, 2017 20:34

Krizat humanitare në mbarë botën do të përkeqësohen vitin e ardhshëm pasi nuk parashikohet përmirësim i situatës së luftrave civile në Afrikë si dhe asnjë reduktim i dhunës  nga ekstremistët islamikë. Ky është vlerësimi i organizatës jofitimprurëse ACAPS, me bazë në Gjenevë pas vëzhgimit të bërë në 150 vende.

Kinezët, më optimistët për të investuar në hapësirën BE. Më pesimistë gjermanët

Postuar në 25 Nëntor, 2017 12:59

Biznesi kinez është më optimist për investime në zonën e BE-së sesa biznesi europian dhe ai amerikan. Përfundimi evidentohet nga një raport i autorizuar nga Invest Europe dhe sipas të dhënave të tij, 90% e bizneseve kineze janë të gatshme që të investojnë në Europë gjatë pesë viteve të ardhshme, krahasuar me 74% që është treguesi te biznesi amerikan, 58% te biznesi francez, 50% te biznesi britanik dhe 30% te biznesi gjerman. 

Ekspertiza e FMN na nxjerr më të varfrit në Europë

Postuar në 22 Nëntor, 2017 10:47

Të ardhurat për frymë e rendisin Shqipërinë të 105-ën në botë, duke na pozicionuar të fundit në Europë dhe një nga vendet më të varfra të kontinentit.

Me 4520 dollarë për frymë në vit, Shqipëria lë pas vetëm Kosovën (me 3500 USD, në vendin e 120), Ukrainën (135) dhe Moldavinë (137), ndërsa pak më sipër se ne është Bosnjë Hercegovina, ndërsa Kosova ka një renditje më të përkeqësuar në vendin e 120.

Raporti/Sipërfaqja e tokës së punueshme është 1.87 miliardë ha. 15-20% më e madhe nga sa mendohej

Postuar në 18 Nëntor, 2017 21:19

Sipërfaqja bujqësore në botë është 15-20% më e madhe nga sa mendohej deri më sot.  Një raport i publikuar nga Shërbimi Gjeologjik i SHBA, konkludon se toka e punueshme arë, arrin në 1.87 miliardë hektarë. Rivlerësimi shpjegohet si pasojë e pasaktësive në hartat e mëparëshme. Në krye të listës për sipërfaqen më të mëdha qëndron India me 179.8 milionë ha, pasuar nga SHBA me 167.8 milionë ha, Kina me 165.2 milionë ha pasuar nga Rusia.

Gjurmimi i sipërfaqes tokë arë konsiderohet me rëndësi për menaxhimin e mbjelljeve dhe mandej në zinxhirin ushqimor që po kthehet në problem global.  

Dy të tretat e përdoruesve të internetit, nën censurë

Postuar në 14 Nëntor, 2017 17:51

Fuqia e mediave sociale nuk mund të mohohet nga askush. Shumica e njerëzve përdorin në baza ditore mediat sociale dhe sidomos Facebook dhe Twitter, të cilat propagandojnë mesazhe edhe në zonat më të largëta të botës.

Përveç informacionit dhe komunikimit, përhapja e mediave sociale ka pasoja negative që lidhen me shpërndarjen e lajmeve të rreme për interesa të grupeve të veçanta. Sipas një studimi të kryer kohët e fundit nga organizata Freedom House, numri i vendeve që promovojnë dezinformata në mediat sociale u rrit në nivelin më të lartë gjatë vitit të kaluar.

Shqipëria, hapa pas në të bërit biznes

Postuar në 31 Tetor, 2017 17:02

Qeveria flet vazhdimisht për rritje ekonomike bazuar në parashikimet e saj apo Fondit Monetar Ndërkombëtar, por të dhënat tregojnë se  të bërit biznes në vendin tonë është vështirësuar.

Kështu në raportin e raportin e Bankës Botërore “Doing Business 2018” Shqipëria ka humbur 7 vende duke u renditur e 65-ta, ndërsa një vit më parë ishte në vendin e 58 mes 190 ekonomive të marra në vlerësim. Kjo tregon se të bërit biznes në vendin tonë ose është vështirësuar, ose vendet e tjera janë përmirësuar me ritme më të shpejta duke na lënë pas.

Jo vetëm radarët, edhe tunelet e magazinat e ushtrisë në dispozicion të kanabisit

Postuar në 29 Tetor, 2017 18:04

Shteti shqiptar ishte në dijeni të përmasave që  kishte marrë kultivimi i kanabisit në vitin 2016 në Shqipëri dhe njohjes së problemit nga partnerët ndërkombëtarë. ABC News ka siguruar një raport sekret për drogën të vitit 2016 nga Qendra Monitoruese Europiane, ku Shqipëria renditet si një prej vendeve me prodhimin më të madh të kanabisit në  Europë. 

Shqipëria, në fazën e varfërisë së moderuar

Postuar në 24 Tetor, 2017 09:55

Autoritetet qeveritare në Shqipëri dhe Banka Qëndrore flasin vazhdimisht për rritje ekonomike, por fakt është se varfëria ekstreme është rritur dhe krahasuar me vendet e rajonit mbetemi ndër ekonomitë më të dobëta me përqinjde relativisht të lartë të personave që kanë të ardhura të ulëta.

Banka Botërore në raportin “Migration and Mobility”, raportoi se në Shqipëri 6.3% e popullsisë së vendit (181,225 persona) jeton me tre dollarë në ditë këtë vit, ndërsa më shumë se 20 mijë e 300 persona jetojnë me 1.9 USD dollarë në ditë.

Çfarë la pas ish-ministrja e Ekonomisë!

Postuar në 28 Shtator, 2017 18:38

Auditi që KLSH ka bërë në ish-ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizimit që drejtohej nga Milva Ekonomi ka gjetur shkelje të cilat kanë shkaktuar dëme të mëdha financiare për buxhetin, që nga programimi i biletave të udhëtimit të zyrtarëve mbi fondin e miratuar me ligjin e  buxhetit, e deri të pagesat që punonjësit e këtij insitucioni duhet të derdhnin për tatim-fitimin dhe sigurimet shoqërore si anëtarë bordesh në kompanitë publike.

Pages

Subscribe to RSS - raporti