Falja e borxheve tatimore, bizneset nuk u peshkuan

Postuar në 14 Dhjetor, 2017 18:03

Fondi Monetar Ndërkombëtar i rekomandon qeverisë që  të vlerësojë në mënyrë transparente detyrimet që rrjedhin nga paketa “One Billion euro” e partneritetit publik - privat, në përputhje me normat ndërkombëtare.  “Në kundërshtim me praktikën e tanishme, ndikimi i PPP-ve në llogaritë fiskale duhet të vlerësohet dhe reflektohet në mënyrë transparente dhe në përputhje me normat ndërkombëtare”-thuhet në raport.

FMN thotë se edhe performanca fiskale është më e ulët se pritej, duke përmendur faktin se buxheti në fund të këtij viti pritej të dilte me balancë pozitive 0.7%, ndërsa thatësira në sektorin e energjisë dhe shpenzimet e pushtetit vendor e kanë reduktuar atë në 0.1% të prodhimit kombëtar.

 “Bankers Petrolium ka apeluar mosmarrëveshjen tatimore lidhur me akcizën e dulientit, ndërsa nisma për faljen e detyrimeve tatimore ende nuk ka regjistruar pagesën e principaleve nga kompanitë për të përfituar dhe ulur borxhin tatimor. Megjithatë rivlerësimi i pasurisë ka dhënë efekte më të mëdha se priteshin”-thekson FMN

Bordi i drejtorëve të FMN-së kërkon që qeveria të rishikojë çarjet në strukturën e tatimit mbi vlerën e shtuar, siç është rasti i reduktimit të saj në 6% për hotelet me 5 yje.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.