Ekspertiza e FMN na nxjerr më të varfrit në Europë

Postuar në 22 Nëntor, 2017 10:47

Të ardhurat për frymë e rendisin Shqipërinë të 105-ën në botë, duke na pozicionuar të fundit në Europë dhe një nga vendet më të varfra të kontinentit.

Me 4520 dollarë për frymë në vit, Shqipëria lë pas vetëm Kosovën (me 3500 USD, në vendin e 120), Ukrainën (135) dhe Moldavinë (137), ndërsa pak më sipër se ne është Bosnjë Hercegovina, ndërsa Kosova ka një renditje më të përkeqësuar në vendin e 120.

Maqedonia është në vendin e 96, me 5500 dollarë për frymë, Serbia në vendin e 94, me 5600 dollarë. Më mirë është Mali i Zi, në vend të 84 (7071 dollarë për frymë).Parashikimet e FMN-së janë që deri në vitin 2022, të ardhurat për frymë të çdo shqiptari të arrijnë në 6000 dollarë, duke u përmirësuar lehtë në renditje, për të zbritur në vendin e 100.

Banka Botërore, në raportin e saj të rregullt rajonal, publikuar së fundmi tha se me ritmet aktuale të rritjes, Shqipërisë do t’i duhen 60 vite për të arritur mesataren e të ardhurave të Bashkimit Europian. Edhe sipas renditjes së fuqisë blerëse, Shqipëria është në vendin e 98 në botë, po sipas shifrave të FMN-së, sërish ndër më të fundit në Europë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.