Çfarë la pas ish-ministrja e Ekonomisë!

Postuar në 28 Shtator, 2017 18:38

Auditi që KLSH ka bërë në ish-ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizimit që drejtohej nga Milva Ekonomi ka gjetur shkelje të cilat kanë shkaktuar dëme të mëdha financiare për buxhetin, që nga programimi i biletave të udhëtimit të zyrtarëve mbi fondin e miratuar me ligjin e  buxhetit, e deri të pagesat që punonjësit e këtij insitucioni duhet të derdhnin për tatim-fitimin dhe sigurimet shoqërore si anëtarë bordesh në kompanitë publike.

Kontrolli i KLSH ka konstatuar shkelje edhe në menaxhimin e fondeve të reklamave nga Agjencia Komëbatre e Turizmit dhe ajo e investimeve të huaja. “Në ofertat e disa operatorëve televizivë  (të huaj) mungon dita dhe ora e transmetmit të spotit, çka bën të pamundur evidentimin e kostos të transmetimit të sa” konkludon KLSH.
Sipas raportit, Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve nuk ka bërë arkëtimin e tarifës që i takon buxhetit për disa kontrata të fituara. Institucioni rekomandon që të bëhet pasqyrimi i të ardhurave të mungurara dhe të fillojë vjelja e pagesave.
Mangësi të mëdha janë vërejtur edhe në kontratat simbolike 1 Euro që janë lidhur me kompani të ndryshme. Nga auditimi konstatohet se në 7 raste është shpallur fitues subjekti i vetëm konkurrues, të cilët kanë deklaruar se do kryejnë investime  tepër minimale që variojnë nga  2.8 deri 31 % të  vlerës duke  mos  justifikuar  dhe argumentuar në këtë mënyrë edhe çeljen e vendeve të reja të punës.
Po ashtu qeveria ka dështuar në orientimin e sektorëve ku duhet të firmosë kontrata koncesionare të formës partneritet publik – privat. “Strukturat e shtetit”, shprehet KLSH, “nuk punojnë me njëra tjetërn për të indentifikuar, publikuar dhe monitoruar kontrata koncesionare, edhe pse kjo fushë deri më sot ka qënë mjaft e debatuar”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.