Shqipëria, në fazën e varfërisë së moderuar

Postuar në 24 Tetor, 2017 09:55

Autoritetet qeveritare në Shqipëri dhe Banka Qëndrore flasin vazhdimisht për rritje ekonomike, por fakt është se varfëria ekstreme është rritur dhe krahasuar me vendet e rajonit mbetemi ndër ekonomitë më të dobëta me përqinjde relativisht të lartë të personave që kanë të ardhura të ulëta.

Banka Botërore në raportin “Migration and Mobility”, raportoi se në Shqipëri 6.3% e popullsisë së vendit (181,225 persona) jeton me tre dollarë në ditë këtë vit, ndërsa më shumë se 20 mijë e 300 persona jetojnë me 1.9 USD dollarë në ditë.

Ndërsa varfëria e moderuar, një matje e nivelit të jetesës me 5.5 dollarë në ditë është mjaft e përhapur në vendin tonë. Institucioni Financuar Ndërkombëtar përllogarit se 32.8% e popullsisë ose rreth 1 milion persona e financojnë nevojat e tyre të jetesës me rreth 5 dollarë në ditë.

Përqindja e popullsisë që jeton me rreth 5 USD në ditë është shumë më e ulët në Serbi, Maqedoni, Bosnjë. Madje edhe në Kosovë, përqindja e popullsisë që jeton në varfëri ekstreme është më e ulët se në Shqipëri me vetëm 0.2% të totalit të popullsisë. BB në të ardhmen sheh me risk eksportet e Shqipërisë dhe flukset e investimeve të huaja, duke i përkthyer më tej në të ardhura më të ulëta tatimore, më pak investime publike dhe për rrjedhojë me një rritje më të ulët ekonomike.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.