raporti

Raporti i BMI: Shqipëria s’e ngushton dot hendekun, do mbetet në bisht të Europës edhe për 10 vjet

Postuar në 31 Gusht, 2015 11:16

Sipas një raporti të fundit të BMI Research, një kompani e grupit të njohur ndërkombëtar të renditjes, Fitch rating, Shqipëria do të mbetet mes vendeve më të varfëra në Europë gjatë dekadës së ardhshme. Revista Monitor saktëson se normat e ngadalta të rritjes së prodhimit të brendshëm bruto (PBB) do bëjnë që vendi të mos ngushtojë dot hendekun me vendet e BE-së për të kapur nivelin mesatar të zhvillimit.

Mospërputhja e punësimit me rritjen ekonomike

Postuar në 24 Gusht, 2015 20:40

Kudo në botë ekziston një korelacion relativisht i fortë mes rritjes ekonomike dhe rritjes së punësimit – rritja ekonomike shoqërohet me pak vonesë me rritjen e punësimit dhe anasjelltas. Meqënëse INSTAT-i ka publikuar së fundmi serinë tremujore të rritjes së PBB-së me bazë vjetore (ku çdo tremujor krahasohet me të njëjtin tremujor të një viti më parë), vlen të krahasohet kjo seri me atë të punësimit për moshat 15 vjeçe lart, bazuar në anketën e forcave të punës (jo në të dhënat administrative).

Raporti i Brukselit: Shqipëria, e fundit në rajon për mbledhjen e të ardhurave, me 27.8% të GDP-së

Postuar në 17 Gusht, 2015 18:47

Komisioni Europian në një raport për ekonomitë e Ballkanit, konstaton se Shqipëria mbledh më pak të ardhura se vendet e tjera të rajonit në raport me Prodhimin e Përgjithshëm Kombëtar. Niveli i lartë i evazionit fiskal dhe ekonomisë informale, si dhe rendimenti i ulët i tatimeve dhe doganave janë arsyet kryesore pse administrata nuk arrin të mbledhë të ardhurat.

Ana, trafikantët dhe politikanët e paprekshëm

Postuar në 16 Gusht, 2015 15:34

Ana (emri i ndryshuar) ishte 16-vjeçare kur familja e përzuri nga shtëpia. Jetonte në një fshat të largët të Kosovës dhe familja nuk ia falte kurrsesi dy-tri dashuriçkat e saj prej adoleshenteje. Nuk dinte kah t’ia mbante. E mbetur rrugëve filloi përpjekjet për mbijetesë. Një restorant ushqimesh të shpejta i ofroi punë.

Një tezë këmbëngulëse për raportin “e pathyeshëm” Rama – Tahiri

Postuar në 14 Gusht, 2015 14:27

Kryeministri e ka shpesh shumë të lehtë të ironizojë mediat, apo edhe t’i shpërfillë ato, kur vjen puna për publikimin e disa lajmeve me burime, të cilat në përgjithësi nuk janë pozitive në raport me qeverinë. Lajme që duhen konfirmuar. Mirëpo nëse kritika e z. Rama qëndron, ajo bie poshtë kur praktika dëshmon se edhe qeverisë i intereson deligjitimimi i medias. P.sh kryeministri kërkon si minimum që lajmi të jetë me dy burime, ose të ketë të përfshirë edhe reagimin e palës së përfolur apo akuzuar. Pra qeverisë.

Pages

Subscribe to RSS - raporti