raporti

Hillary e ka shkelur

Postuar në 26 Maj, 2016 09:35

Një raport i Departamentit të Shtetit ka kritikuar ashpër përdorimin e një serveri privat dhe llogarisë personale të email-it nga ish-sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton, duke nënvizuar se ajo ka shkelur rregullat e Departamentit të Shtetit. Hetuesi i Departamentit të Shtetit tha se kandidatja për zgjedhjet presidenciale nuk kishte kërkuar leje për të përdorur email-in e saj personal për çështje të politikës së jashtme amerikane, duke shtuar se edhe nëse do ta kishte kërkuar lejen, ajo nuk do  i ishte dhënë.

Raporti psikologjik për Fullanin: “I shqetësuar për stabilitetin ekonomiko – financiar të vendit. Pagjumësi dhe mungesë oreksi”

Postuar në 20 Maj, 2016 17:49

19 faqe analizë psikologjike për Ardian Fullani. Arrestimi i tij dhe shkarkimi nga detyra e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, kanë sjelle pasoja për shëndetin dhe qëndrueshmërinë psikoogjike, të gjitha të analizuar nga psikologia Jonida Haxhiu, përcjellë nga “Panorama”. “Dëmi psikologjik, moral e ekzistencial i shkaktuar tek ish-Guvernatori, pas shkarkimit nga puna, është në nivel maksimal”, shkruan psikologia në raportin e vet, administruar dje si provë nga Gjykata Administrative.

Për herë të parë që nga viti 2010/Paga mesatare në shtet nuk është rritur

Postuar në 17 Maj, 2016 17:34

Për  herë të parë që nga viti 2010 pagat reale n

BE-ja, si Jugosllavia përpara kolapsit

Postuar në 10 Maj, 2016 17:02

Bashkimi Europian është në një krizë të vërtetë ekzistenciale, qoftë për shkak të krizës ekonomike, qoftë edhe për shkak të konsumimit të idesë së unionit. Një gazetë e përditshme sllovene, “Finance” e krahason situatën e tanishme me atë të Jugosllavisë në prag të kolapsit.

Skanimi 22 euro në dogana, bizneset e huaja shmangin tranzitin nga Shqipëria

Postuar në 06 Maj, 2016 10:14

Tarifa 22 euro e skandimit në dogana, duket se ka ndikuar negativisht në zgjedhjen e Shqipërisë si rrugë tranziti për transportin e mallrave. Të oaktën kështu thuhet në një raport teknik të përgatitur nga Këshilli i Investimeve ku krahason përparësitë konkurruese të Shqipërisë në raport me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Freedom House: Shqipëria më pak demokratike se në vitin 2007...Të gjithë Fajin e ka...

Postuar në 04 Maj, 2016 15:26

Sipas raportit të fundit të Freedom House Shqipëria rezulton të jetë një vend më pak demokratik se në periudhën 2007-2012. Në shumicën e treguesve që mat raporti ka përkeqësim të ndjeshëm, ndërkohë që në raport me një vit më parë përkeqësim ka vetëm liria e mediave.

“TemaTV”

Shefi i CIA-s kundër publikimit të 28 faqeve të Raportit për 11 shtatorin

Postuar në 02 Maj, 2016 10:37

28 faqe nga raporti i klasifikuar i Komisionit për ngjarjet e 11 shtatorit, po i sjell SHBA-së rrezikun e krijimit të një armiku të ri në Lindjen e Mesme. Arabia Saudite ka bërë të ditur edhe më herët se çdo publikim, nga i cili pritet të zbardhet roli i saj në goditjen e Kullave Binjake. Por disa kongresmenë dhe ish-kongresmenë kanë kërkuar që raporti t’i jepet publikut amerikan, që e konsideron ngjarjen si një ndër më të rëndat në historinë e vet.

Zhgënjimi i radhës përtej "dashakeqësisë" së mediave

Postuar në 22 Prill, 2016 19:12

Pak ditë më parë ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj, ia faturoi medias interpretimet keqdashëse për ekonominë shqiptare, duke deklaruar se ana tjetër e medaljes që mediat nuk duan ta shohin është rritja e investimeve të huaja në ekonomi dhe përmirësimi i klimës së biznesit. Sot Shoqata e Investitorëve të Huaj publikoi indeksin e klimës së biznesit, i cili ka vijuar rënien në të katërt 3- mujorët e 2015-s.

Pastrimi i parave, 100 miliardë euro/vit vetëm në Gjermani

Postuar në 22 Prill, 2016 01:11

Shuma e parave të pastruara dhe pra të ricikluara flrmalisht arrin një shofër prej 100 miliardë eurosh në vit vetëm në Gjermani. Vendi që perceptohet se ka struktura që funksionojnë si akrepa ore, rezulton të jetë ndër më problematikët, sa kohë që kjo shifër është dy herë më e lartë nga sa eskpertët vlerësonin. E dhëna vjen nga një raport i komisionuar nga Ministria e Financave dhe realizuar nga kërkues të universitetit Halle-Wittenberg.

Notë negative për median: “Politikanët dhe biznesi poroblemi kryesor. AMA nuk është e pavarur”

Postuar në 20 Prill, 2016 13:40

Qeveria aktuale në Tiranë u përpoq dy herë vitin e kaluar që të ndërhynte në tregun e mediav online, përherë me synimin zyrtar “për t'i rregulluar ato”. Por nëse herën e parë u tërhoq duke pranuar gabimet në formulimin e ndryshimeve ligjore, aktualisht, me ndryshimet në ligjin për “Tregëtinë online”, qeveria po mendon një mekanizëm të ri. Ndryshimet kanë mbirë pa pritur e papandehur, si zakonisht, pa u konsultuar me grupet e interesit dhe pa treguar se ku synohet të arrihet.

Pages

Subscribe to RSS - raporti