Krizat humanitare dhe konfliktet civile në rritje në 2018

Postuar në 30 Nëntor, 2017 20:34

Krizat humanitare në mbarë botën do të përkeqësohen vitin e ardhshëm pasi nuk parashikohet përmirësim i situatës së luftrave civile në Afrikë si dhe asnjë reduktim i dhunës  nga ekstremistët islamikë. Ky është vlerësimi i organizatës jofitimprurëse ACAPS, me bazë në Gjenevë pas vëzhgimit të bërë në 150 vende.

"Në qoftë se 2017 nuk ishte një vit i mirë, parashikimet për vitin 2018 janë edhe më pesimiste, pasi dhuna dhe pasiguria ka të ngjarë të përkeqësohen në Afganistan, Republikën Demokratike të Kongos, Libi, Etiopi, Mali, Somali dhe Siri"- tha drejtori i ACAPS, Lars Peter Nissen në raport.

Në të njëjtën kohë në vend që të sjellë stabilitet, perspektiva për zgjedhjet në Afganistan, Irak, Libi, Sudanin e Jugut dhe Venezuelë pritet të përkeqësojë tensionet dhe të shkaktojë dhunë.Gjithashtu ekstremizmi islamik do të vazhdojë të shkaktojë konflikte. Pavarësisht humbjes së bastionbeve kryesore të Shtetit Islamik në Irak, organizata pritet të vazhdojë të planifikojë sulme në të gjithë vendin për të destabilizuar qeverinë si dhe  për të fituar pushtet dhe burime në Libinë jugore.Shteti Islamik ka gjasa të rrisë pozitën në Somali me ndikim në popullsinë e civile dhe të shkaktoje konflikte organizatat e tjera.

http://www.tovima.gr/world/article/?aid=920616

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.