prona

Shënim: Dy standarde mbi pronën

Postuar në 19 Gusht, 2015 16:09

Bashkia e Tiranës, thuajse ditë për ditë njofton për aksionin e lirimit të hapësirave publike. Për heqjen e karrigeve apo tavolinave nga rrugët e qytetit, duke theksuar madje marrjen e masave ndëshkuese. “Në ditën e pestë të aksionit për lirimin e hapësirave në Njësinë nr. 5, Bashkia e Tiranës po bën rehabilitimin e tyre. Pas lirimit të hapësirave ka nisur projekti për rikualifikimin e këtij blloku urban, për të shënuar fillimin e punimeve në këtë zonë dhe për rehabilitimin e ambienteve. Këto masa do të jenë tejet të ashpra.

Pronarët: Deputetë të PS e PD po vjedhin tokat në bregdet me dokumente false

Postuar në 16 Gusht, 2015 11:23

Fushatë e re grabitjesh pronash në bregdet. Ky është alarmi që japin shoqatat e ish-pronarëve. Krerët e shoqatave thonë se zyrtarët e lartë të PD dhe PS po bëjnë kërdinë me pronat në zonat me përparësi turizmin, po përvetësojnë dhe po tjetërsojnë qindra-mijëra hektarë tokë Sipas gazetës “Sot”, kreu i Shoqatës “Pronarët e Myzeqesë”, Stavri Semanjaku, deklaroi se pronat në bregdet po vidhen me shumicë nga politikanët dhe persona me dokumente false bëhen pronarë në tokë të të tjerëve.

"Taksë progresive" edhe mbi pronën

Postuar në 14 Gusht, 2015 09:58

Qeveria është duke përgatitur një reformë mbi taksat e pasurisë, duke e përshtatur me filozofinë e taksës progsive, paguan më shumë kush ka më shumë. Sipas shqiptarja.com reforma administrativo territoriale do sjellë ndryshime në shumë prej taksave vendore, mes të cilave bie në sy ajo e pasurisë.
Në Strategjinë Ndërsektoriale për Decentralzimin dhe Qeverisjen Vendore 2015-2020 Këshilli i Ministrave ka paralajmëruar gjithashtu ndryshime në llogaritjen dhe tarifimin e taksës mbi tokën urbane, si dhe taksën e ndikimit në infrastrukturë.

Pak blerës në tregun shqiptar, të gjithë kërkojnë të shesin. Qeveria nis rishtetëzimin e shitjeve të dështuara

Postuar në 02 Gusht, 2015 14:15

Viti 2015 po demonstron një ofertë të shtuar për shitje dhe me një interes të ulët për blerje. Shteti nuk gjen blerës për kompanitë e veta. Shitjet e tokave dhe shtëpive kanë rënë me rreth 40% në 6-mujorin e parë. Volumet e transaksioneve të aksioneve kanë rënë me 30% këtë 6-mujor, kundrejt ofertës gjithnjë e në rritje për shitje.

Pages

Subscribe to RSS - prona