Pak blerës në tregun shqiptar, të gjithë kërkojnë të shesin. Qeveria nis rishtetëzimin e shitjeve të dështuara

Postuar në 02 Gusht, 2015 14:15

Viti 2015 po demonstron një ofertë të shtuar për shitje dhe me një interes të ulët për blerje. Shteti nuk gjen blerës për kompanitë e veta. Shitjet e tokave dhe shtëpive kanë rënë me rreth 40% në 6-mujorin e parë. Volumet e transaksioneve të aksioneve kanë rënë me 30% këtë 6-mujor, kundrejt ofertës gjithnjë e në rritje për shitje. “Monitor” shkruan se frika për të blerë dhe mania për të shitur duket se është kthyer në psikozë gati kronike për konsumatorët shqiptarë, të cilët në gjashtë vitet e fundit, që kur kriza ekonomike çeli siparin, e kanë shtrënguar dorën për harxhime, duke braktisur blerjet e mëdha dhe duke u fokusuar vetëm te nevojat bazike që kanë të bëjnë me jetesën e përditshme dhe kujdesin për shëndetin.
“Monitor” shkruan gjithashtu se që vitin e kaluar, kompani të tregut financiar, sidomos atij bankar, biznese të telekomunikimit janë ofruar për shitje, por në sfond nuk ka blerës. Qeveria, nga ana tjetër, në pamundësi për të gjetur blerës të rinj për kompanitë e saj, dikur të shumëkërkuara, ka nisur rishtetëzimin e shitjeve të dështuara të viteve më parë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.