"Taksë progresive" edhe mbi pronën

Postuar në 14 Gusht, 2015 09:58

Qeveria është duke përgatitur një reformë mbi taksat e pasurisë, duke e përshtatur me filozofinë e taksës progsive, paguan më shumë kush ka më shumë. Sipas shqiptarja.com reforma administrativo territoriale do sjellë ndryshime në shumë prej taksave vendore, mes të cilave bie në sy ajo e pasurisë.
Në Strategjinë Ndërsektoriale për Decentralzimin dhe Qeverisjen Vendore 2015-2020 Këshilli i Ministrave ka paralajmëruar gjithashtu ndryshime në llogaritjen dhe tarifimin e taksës mbi tokën urbane, si dhe taksën e ndikimit në infrastrukturë.
Ndërsa lidhur mbi taksën mbi pronat, Qeveria thekson se do të ndryshohen si formula e llogaritjes, ashtu dhe komponentët e tjerë të saj, madje është parashikuar edhe krijimi i një katasdre të posaçme për të. “Taksa e pasurisë do t’i nënshtrohet një reformimi rrënjësor duke ndryshuar parimin kryesor të kësaj takse nga një taksë mbi bazë sipërfaqen, në një taksë mbi bazë vlerën e pasurisë së paluajtshme.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.