strategji

Kokëdhima frymëzohet nga Trump, shpall lëvizje reformuese brenda Partisë Socialiste

Postuar në 16 Nëntor, 2016 09:14

I zhveshur nga mandati i deputetit dhe i shenjuar nga ambasada amerikane si një nga politikanët e korruptuar të Shqipërisë, Koço Kokëdhima do të tentojë të mbetet në politikë përmes një platforme që e gjen frymëzimin tek idetë amerikane të Donald Trump. I ftuar në Neës 24 për të komentuar zhvillimet politike dhe raportin e tij me Partinë Socialiste, Kokëdhima tha se do të ndjekë të njëjtën strategji me Donald Trump për të luftuar establishmentin politik që ka kapur Partinë Socialiste. “Unë jam koherent ndaj filozofisë politike të majtë.

Rama në Nju Jork për ekspozitë pikture, Peleshi pranon se duhet strategji e re për kanabisin

Postuar në 11 Nëntor, 2016 22:45

Pa praninë e kryeministrit Edi Rama, i cili ndodhet në Nju Jork për të çelur një ekspozitë personale me piktura, Këshilli i Sigurisë Kombëtare i drejtuar nga Presidenti Nishani ra dakord për një strategji të re në luftën kundër kanabisit, që do të shoqërohet edhe me mbështetje ekonomike për banorët e zonave të varfra. Këtë e pohoi zv/kryeministri Niko Peleshi pas mbledhjes për më shumë se 3 orë në Presidencë.

Strategjia e Partisë Demokratike, zbulon Shqipërinë e rrënuar që la para 2 vjetësh

Postuar në 17 Shkurt, 2016 11:30

Deputetë të opozitës kanë nisur denoncojnë nga terreni problemet që kanë zona të ndryshme të vendit, duke folur për një Shqipëri të degraduar dhe të rrënuar. Ata e lidhin këtë situatë me keqqeverisjen që u është bërë shqiptarëve në këto 2 vjet, a thua se para dy vitesh lanë një Shqipëri të lulëzuar e të begatuar.

"Taksë progresive" edhe mbi pronën

Postuar në 14 Gusht, 2015 09:58

Qeveria është duke përgatitur një reformë mbi taksat e pasurisë, duke e përshtatur me filozofinë e taksës progsive, paguan më shumë kush ka më shumë. Sipas shqiptarja.com reforma administrativo territoriale do sjellë ndryshime në shumë prej taksave vendore, mes të cilave bie në sy ajo e pasurisë.
Në Strategjinë Ndërsektoriale për Decentralzimin dhe Qeverisjen Vendore 2015-2020 Këshilli i Ministrave ka paralajmëruar gjithashtu ndryshime në llogaritjen dhe tarifimin e taksës mbi tokën urbane, si dhe taksën e ndikimit në infrastrukturë.

Në Tiranë ka mbetur vetëm ministri i Financave..!

Postuar në 08 Gusht, 2015 20:58

Tregues domethënës, që Vipat e Shqipërisë i kalojnë pushimet brenda vendit, duke i shpenzuar paratë në atdhe dhe duke dhënë kështu një kontribut për të ardhurat që me zor po kapin një objektiv të pranueshëm. Kjo nuk vlen në rastet kur udhëheqja politike pushon në vilat qeveritare të sistemuara enkas për drejtuesit më të lartë të shtetit, gjithmonë me aprovimin e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare dhe kuotën e përcaktuar për dieta dhe ushqime, pavarësisht nëse je vegjetarian, mishëngrënës apo hamës ëmbëlsirash.

Subscribe to RSS - strategji