pd

Edhe bojkot edhe fut komisionerët në zgjedhje

Postuar në 16 Maj, 2019 19:44

Përmes Sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi, PD bëri të ditur se ka dërguar në KQZ emrat e anëtarëve që i takojnë PD në Komisionet Zonale Zgjedhore.

Argumenti është ky:

Koha për ndryshim real, jo për të folur

Postuar në 16 Maj, 2019 02:46

Gjatë periudhës së fundit të qeverisjes së Fatos Nanos doli në skenë “problemi i partive të vogla”. Ky “problem” në fakt ishte krijuar nga vetë Fatos Nano, i cili ndonëse fitoi zgjedhjet në vitin 1997, për demagogji vendosi se duhet tq qeveriste me një koalicion. Kështu që koalicioni i së majtës shpejt u shndërrua në një lloj kënete poshtë së cilës gëlonte rivaliteti administrativ dhe elektoral, ku partitë e vogla fitonin terren apo projektonin fuqizimin e tyre përmes përfitimit të mundësive për punësim në administratë.

Hipokrizia e përgjithshme ndaj një dhune të rreme

Postuar në 11 Maj, 2019 21:58

 

Në vend se të diskutohet perspektiva e opozitës në këtë përballje ku është futur dhe me këtë rast e vendit mbarë, një pjesë e madhe e diskutimit medatik përqendrohet te aktet e dhunës që shoqërojnë protestën e saj.  Meraku i madh se po hidhen ca shishe molotov, se po nxihet me pak tym dera e kryeministrisë, apo se u dëgjuan ca kapsolla, vijnë si një vajtim fisnikësh dhe të përkorësh në një shoqëri që ditë përditë ka si lajm kryesor vrasjen, drogën, dhunën, akuzën, përbaltjen, vjedhjen, në televizor, jashtë tij, në kryeqytet dhe në periferi, në emigracion, në Europë e në botë.

PD-ja lan duart me një deklaratë për Tufën

Postuar në 30 Prill, 2019 12:22

Nëse do të kuptosh seriozitetin e një partie në një vend si Shqipëria, i ndarë në çdo gjë, shiko sjelljen e saj me historinë. Së fundmi në media është improvizuar një debat për sjelljen e drejtuesit të një institute kërkimor që paguhet me parët e buxhetit të shtetit: Agron Tufës i cili ka publikuar një listë me përfaqësues të Partisë Komuniste, apo pjesëtarë të forcave partizane që i etiketon si kriminelë. Zakoni i vjetër i Partisë Demokratike rikonfirmohet në këtë rast sërish, kur teksa ngre zërin dhe bërtet sa mundet se do bëjë dekomunistizimin, vazhdon e merret me goditjen e Luftës Nacio

Legjitimitet i pamundur

Postuar në 25 Prill, 2019 15:55

 

Opozita e drejtuar nga Lulëzim Basha ka ndërmend të bllokojë sot rrugët nacionale. Është një formë e mosbindjes civile që është paralajmëruar nga Partia Demokratike.

Është një akt i radhës, dramatik në përmbajtje, por që ka edhe komedinë e vet. Do flasin Basha, Monika Kryemadhi e të tjera, fytyra të njohura  të politikës dhe sistemit të korruptuar që sot duket se pranohet si komod vetëm nga një njeri: Edi Rama. Por zoti Rama është student ekselent i politikës autike të tipit: Shqipëria ka rilindur sepse ashtu e shoh unë. Puna juaj se nuk kuptoni gjë.

Kujt po i bllokon rrugët PD?

Postuar në 25 Prill, 2019 12:42

Këtë të enjte Partia Demokratike do bllokojë rrugët në shenjë proteste kundër qeverisë që e cilëson ilegjitime. Sipas asaj që kanë zbardhur gazetat, protestën kryesore, opozita pritet ta zhvillojë në në Milot, ku në krye të tubimit do të jenë, Lulzim Basha, Flamur Noka, Lorenc Luka, Bardh Spahia Izmira Ulqinaku, Romeo Gurakuqi, Xhemal Gjunkshi, Lindita Metaliaj dhe Andon Frrokaj.

Gjueti balonash - një kronikë trishtimi parazgjedhor

Postuar në 23 Prill, 2019 00:12

 

Në pikëpamjen e kulturës politike, aktualisht jemi në stadin e evolucionit të një demi të tërbuar, që i vërsulet çdo gjëje që lëviz, dhe që në të njëjtën kohë është e kuqe. Përgjithësisht në këto raste beteja jonë qytetare përfundon në një ritual grotesk të trazimit të ajrit me brirë, sepse me to godasim kudo përveçse aty ku duhet: Të gjitha grykat kundërajrore të opozitarizmit këto ditë janë kthyer kundër partizës së Rudina Hajdarit; gjuajnë me predha artilerie një balonë.

Ambasada e SHBA në hall nga bojkoti i PD e LSI: Futuni në zgjedhje

Postuar në 19 Prill, 2019 18:49

Një ditë pas qëndrimit të PD-së për bojkot të mundshëm të zgjedhjeve të Qershorit ambasada amerikane ka folur përmes Zërit të Amerikës, duke u kërkuar partive që kanë dalë nga parlamenti të marrin pjesë në proces. Nga ana tjetër ajo ka nisur edhe një fushatë për opozitën e re.

PD drejt bojkotit të zgjedhjeve?

Postuar në 18 Prill, 2019 12:54

A do hyjë Partia Demokratike në zgjedhje? Kësaj pyetje nuk di t’i japë përgjigje as vetë Lulzim Basha.

Në propozimet që i ka bërë kryesisë së PD, kreu i demokratëve lë të hapur mundësinë për të negociuar futjen në zgjedhje, nisur nga optimizmi i sondazheve.

Burime thanë për Respublica thanë se seksionet e PD janë porositur të përgatiten për t'u futur ne zgjedhje.

Në propozime Basha flet për krijimin e kushteve për zgjedhje të lira, pa specifikuar se cilat janë këto kushte.

Video/Protesta e opozitës para Kryeministrisë/Parlamentit

Postuar në 13 Prill, 2019 18:58

Pages

Subscribe to RSS - pd