Kujt po i bllokon rrugët PD?

Postuar në 25 Prill, 2019 12:42

Këtë të enjte Partia Demokratike do bllokojë rrugët në shenjë proteste kundër qeverisë që e cilëson ilegjitime. Sipas asaj që kanë zbardhur gazetat, protestën kryesore, opozita pritet ta zhvillojë në në Milot, ku në krye të tubimit do të jenë, Lulzim Basha, Flamur Noka, Lorenc Luka, Bardh Spahia Izmira Ulqinaku, Romeo Gurakuqi, Xhemal Gjunkshi, Lindita Metaliaj dhe Andon Frrokaj.

Në Tiranë do të bllokohet në rrethrrotullimi i Shqiponjës. Simpatizantët e opozitës, të mbështetur edhe nga ish-deputetët e Qarkut të Elbasanit dhe Korçës, do të protestojnë në rrethrrotullimin e Bradasheshit. Në krye të kësaj proteste do të jenë ish-deputetët Edmond Spaho, Endri Hasa, Luçiano Boçi, Ervin Salianji dhe Hekuran Hoxhalli. 

Një tjetër aks i rëndësishëm që do të bllokohet pasditen e sotme është edhe autostrada Plepa-Kavajë, ku në mbështetje të qytetarëve do të jenë ish-deputetët Edi Paloka, Oerd Bylykbashi, Orjola Pampuri dhe Florion Mima. 

Se cili është kuptimi i bllokimit të rrugëve këtë e di PD dhe drejtuesit e saj që do na japin një shfaqje të njohur, autorësinë intelektuale të së cilës e ka Partia Socialiste e Edi Ramës. Ajo themeloi protestën e bllokimeve, çadrave dhe djegies së gomave, pronësi e çmuar intelektuale të cilën mund ta pretendojë edhe në Gjykatë. Ata që do të bllokohen do jenë njerëzit e thjeshtë, as kriminelët, as oligarkët, as klientët e konçesioneve apo hajdutët e votave. Këto rrugë Luli nuk i ka bllokuar apo nuk ka dashur t'i bllokojë, thjesht po ndjek shembullin e Rilindjes!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.