Ministria e Financave

Evazioni në tregëtinë e celulareve, vetëm për 2014 dëmi 7.5 mln euro

Postuar në 19 Nëntor, 2015 10:45

Humbjet në tregun e aparateve celulare për vitin 2014 u përllogaritën së paku në 7.5 milionë euro.  Monitor thotë se për këtë periudhë janë zhdoganuar rreth 140 mijë aparate celulare dhe po gjatë këtij viti, janë aktivizuar rreth 1 milion numra në sistemin e telefonisë së lëvizshme tek të katër operatorët së bashku.

Në një raport të Ministrisë së Financave  që shoqëron projektbuxhetin e vitit 2016 thuhet se, nëse çmimi mesatar i një aparati vërtitet sot tek rreth 15 mijë lekë për njësi, shuma e TVSh-së së munguar për copë përllogaritet në 3 mijë lekë.

Markimi i karburanteve, një tjetër koncesion problematik

Postuar në 07 Nëntor, 2015 12:13

Në një letër të posaçme, Shoqata e Hidrokarbureve ka lajmëruar Ministrinë e Financave për problemet me koncesionin e markimit të karburanteve, për të cilin prej dy vitesh është kontraktuar  GFI Albania.

Ministria e Financave: Tregu i kasave, i liberalizuar që në 2007-n. Po çfarë akuzonte deputetja Kodheli 5 vite më parë?

Postuar në 14 Shtator, 2015 19:09

Ministria e Financave ka reaguar sot zyrtarisht për kompanitë e kasave fiskale dhe akuzat e Konfindustrias për “oligopol”, duke dhënë shifra dhe të dhëna sesi ky sektor është liberalizuar tërësisht që në vitin 2007. Ministria sjell në vëmendje edhe bazën ligjore të vitit 2007 që ilustron këtë liberalizim tregu në detaje teknike. Është interesant pas këtij reagimi, të sjellim në vëmendje një deklaratë për shtyp të deputetes Mimi Kodheli në 28 shtator 2010, pikërisht për kasat fiskale të qeverisë Berisha.

Kundërthëniet e Canit, draft edhe ka edhe s'ka

Postuar në 09 Gusht, 2015 11:17

Nuk e ka duruar presionin Ministria e Financave dhe dy ditë pas zhurmës së madhe për draftin ku propozohej rikthimi i tatimit mbi pagën minimale ka deklaruar zyrtarisht përmes zv/ministrit se qeveria nuk ka asnjë plan për rishikimin e taksimit mbi të ardhurat personale. Zv/ministri Erjon Luçi mohoi të jetë hedhur për diskutim një draft i tillë. "S'ka draft dhe nuk ka ndryshim në skemë, reforma e politikës së taksave ka përfunduar. Fokusi kryesor i Ministrisë së Financave është lufta kundër efiçencës dhe evazionit fiskal"-ka theksuar Luçi.

Nuk kursehen lekët për Bashkinë e Tiranës

Postuar në 09 Gusht, 2015 09:33

Kur qeveria po shtrëngohet nga të gjitha anët për të kursyer ndonjë kacidhe, Ministria e Financave i ka dhënë bashkisë së Tiranës një fond shtesë prej 92 milionë lekë në datën 3 gusht. Destinacioni i këtyre parave ende nuk dihet nuk është bërë.

Tallavaja e gënjeshtrave që vijnë nga Ministria e Financave

Postuar në 08 Gusht, 2015 18:58

Kryeredaktorja e revistës “Monitor”, Ornela Liperi, publikon në profilin e vet në “Facebook” e-mailin e Ministrisë së Financave lidhur me projektligjin e ri për tatimin mbi të ardhurat. Zëdhënësi i Ministrisë së Financave, Bardhi Sejdarasi u përpoq ta përgënjeshtronte lajmin e djeshëm se qeveria synon të rrisë tatimin mbi të ardhurat personale edhe te rrogat e ulëta. Madje duke u përfshirë në dialogje në Facebook, si e si që të denigronte gazetarët që shkruajtën lajmin.

Tatimi mbi të ardhurat personale, reagon Ministria e Financave

Postuar në 08 Gusht, 2015 06:07

“Ministria e Financave është e detyruar të hedh poshtë të gjitha spekulimet e bëra në lidhje me draft ligjin për të ardhurat tatimore. Varianti i shpërndarë për mendim është jo zyrtar, por në shenjën e vullnetit të bashkëpunimit të mirë me palët e interesuara për të fituar kohë pasi javën e parë të shtatorit ne duhet të vazhdojmë dialogimin me ekspertin e FMN. Në të gjithë draftin dhe jo vetëm në nenin 25, shifrat dhe disa nga konceptet e reja janë vendosur gjithmonë në kllapa dhe në germa korsive për të dalluar faktin që ato janë thjesht ilustrime.

Qeveria e shkurtimeve, hiqet shpërblimi i fundvitit

Postuar në 07 Gusht, 2015 09:26

Administrata publike dhe punojësit e tjerë buxhetorë nuk do të marrin shpërblim në fund të vitit. Shkurtimet në buxhet kanë prekur edhe zërin “shpenzime personeli”, ku janë shkurtuar 960 milionë lekë, të cilat ishin parashikuar si shpërblime për fundvitin. Burime nga Ministria e Financave thanë për Gazetën Shqiptare se do të ketë një fond për buxhetorët, I cili do të shpërndahet në bazë të përformancës. Heqjen e shpërblimit për punonjësit e administratës e ka konfirmuar edhe Drejtoresha e Buxhetit, Mimoza Dhëmbi.

Relacioni “sekret” i tatimeve, evazioni mbi 35%

Postuar në 06 Gusht, 2015 09:20

Në kuadër të implementimit të një strategjie për uljen e informalitetit në ekonomi, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në një relacion drejtuar Ministrisë së Financave ka raportuar për hapësirën e evazionit dhe fushat ku po zhvillohet më së shumti informaliteti.

Në materialin që siguroi Monitor, tatimet raportojnë se, një nga problemet më delikate dhe serioze, me të cilin përballet vazhdimisht çdo administratë, është evazioni dhe mashtrimi fiskal.

Pages

Subscribe to RSS - Ministria e Financave