Nuk kursehen lekët për Bashkinë e Tiranës

Postuar në 09 Gusht, 2015 09:33

Kur qeveria po shtrëngohet nga të gjitha anët për të kursyer ndonjë kacidhe, Ministria e Financave i ka dhënë bashkisë së Tiranës një fond shtesë prej 92 milionë lekë në datën 3 gusht. Destinacioni i këtyre parave ende nuk dihet nuk është bërë. Sipas gazetës "Panorama", Këshilli Bashkiak i Tiranës do të mblidhet të enjten që vjen për të miratuar detajimin e buxhetit të Tiranës për vitin 2015 në shumën 1 miliardë e 290 milionë lekë, që do të përbëhet nga fondi i mbartir nga komunat dhe njësitë bashkiake për vitin 2015 nga shtesa në tranfertën e pakuahtëzuar në vitin 2015 dhe nga shtesa e të ardhurave të komunave për 6-mujorin e dytë të vitit. Mbldhja e këshillit bashkiak do të bëjë bashkimin e buxhetit të 13 ish-komunave të Tiranës, por edhe bashkimin në një administratë të punonjësve të komunave dhe 11 njësive bashkiake të kryeqytetit.
l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.