Tatimi mbi të ardhurat personale, reagon Ministria e Financave

Postuar në 08 Gusht, 2015 06:07

“Ministria e Financave është e detyruar të hedh poshtë të gjitha spekulimet e bëra në lidhje me draft ligjin për të ardhurat tatimore. Varianti i shpërndarë për mendim është jo zyrtar, por në shenjën e vullnetit të bashkëpunimit të mirë me palët e interesuara për të fituar kohë pasi javën e parë të shtatorit ne duhet të vazhdojmë dialogimin me ekspertin e FMN. Në të gjithë draftin dhe jo vetëm në nenin 25, shifrat dhe disa nga konceptet e reja janë vendosur gjithmonë në kllapa dhe në germa korsive për të dalluar faktin që ato janë thjesht ilustrime. Koincidenca e përputhjes me disa nga ato që përdoren aktualisht, është keqkuptuar duke dhënë shkas për spekulim. Gjithçka tjetër që po komentohet e thuhet është, në mos dashakeqe, spekulative. Asnjë diskutim dhe asnjë vendimmarrje nuk ka në lidhje me mundësinë e ndryshimit të skemës aktuale të tatimit progresiv mbi të ardhurat personale. Kur projekt ligji do të dërgohet zyrtarisht për mendim, do të jetë gjithë hapësira e duhur dhe transparenca maksimale për diskutim”-thuhet ne njoftim.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.