Relacioni “sekret” i tatimeve, evazioni mbi 35%

Postuar në 06 Gusht, 2015 09:20

Në kuadër të implementimit të një strategjie për uljen e informalitetit në ekonomi, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në një relacion drejtuar Ministrisë së Financave ka raportuar për hapësirën e evazionit dhe fushat ku po zhvillohet më së shumti informaliteti.

Në materialin që siguroi Monitor, tatimet raportojnë se, një nga problemet më delikate dhe serioze, me të cilin përballet vazhdimisht çdo administratë, është evazioni dhe mashtrimi fiskal.

Tatimet shpjegojnë se, evazioni fiskal është i vështirë për tu matur. Por pavarësisht shifrave, e sigurte dhe e pamohueshme është që në vendin tona ai mbetet i lartë dhe sipas disa vlerësimeve në Shqipëri ai e kalon nivelin 30-35 për qind, referojnë Tatimet.

Më tej, institucioni taksambledhës raporton në Financa se, shprehje e qartë për këtë situatë është ngarkesa fiskale (raporti i të ardhurave tatimore ndaj GDP-së) tepër e ulët në vendin tonë krahasuar me vendet e tjera.Ky tregues, për vendet e OECD-së është rreth 35-38 përqind, ndrësa në Shqipëri 24%.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në materalin për madhësinë e ekonomisë infornmale pohon se, të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale, të ardhurat nga kontributet e sigurimeve shoqërore dhe të ardhurat nga tatimi mbi pasurinë janë tre faktorët më të spikatur që cojnë në boshllëkun tatimor të vendit tonë në krahasim me vendet e tjera.

l.m

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.