meta

Lu në zyrën e Metës, të gjithë në "kapistrën" e SHBA

Postuar në 05 Shkurt, 2016 11:43

Ambasadori amerikan në vendin tonë Donald Lu i është drejtuar sot Kryesisë së Kuvendit, për një takim me kryeparlamentarin Ilir Meta. Ai është para të hyjë në ambientet e kryesisë pak para orës 09:00 dhe ka qëndruar aty rreth 15 minuta.
Paralelisht me këtë takim, në një zyrë tjetër të Kuvendit, janë ulur së bashku përfaqësues të Partisë Demokratike, Partisë Socialiste dhe LSI-së për të përfunduar aktet nënligjore që do të mundësojnë zbatimin e ligjit të dekriminalizimit.
Në këtë takim ishin të pranishëm edhe ekspertë të ambasadës amerikane.

“Ka zyrtarë të tjerë nën hetim. Ekspertiza e KLSH-së, më e mira”

Postuar në 02 Shkurt, 2016 03:38

Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka qenë i ftuar mbrëmë në “Top-Story”. Llalla, i vendosur së fundmi në qendër të vëmendjes, ka dhënë përgjigje për shumë çështje të aktualitetit politik. Ai ka shpjeguar angazhimin e Prokurorisë për hetimin e disa ngjarjeve: 21 janarin, arrestimin e Spiro Kserës, ish-ministër i Çështjeve Sociale, apo edhe përgjimin Meta-Ismailaj. Llalla ka deklaruar se Ilir Meta është përgjuar që në vitin 2008, pra në kohën kur në detyrë ishte Ina Rama.

Garancia që e ka emrin Ilir Meta

Postuar në 29 Janar, 2016 14:00

Para pak ditësh kryeministri Rama deklaroi se nuk do të tradhëtojë as 21 Janarin dhe as reformën në drejtësi. Deklarata që kërkojnë të përcjellin bindjen se është kryetari aktual i Partisë Socialiste që ka në dorë mashën e reformave për të cilat vendi ka nevojë. Edi Rama përpiqet të injorojë çdo kritikë që i vjen nga brenda partisë, çka reflektohet edhe në kundërpërgjigjen ndaj akuzave të Blushit në Top Story. “Ka kritikë që e kanë të lehtë ta bëjnë këtë sepse qëndrojnë në pozicionin komod të sehirxhiut.

Opozita në xhepin e Ilir Metës

Postuar në 27 Janar, 2016 21:02

Letra e studios ligjore (Clifford Chance) ishte qershia mbi tortë në epilogun e një historie që nxorri sërish fitues Ilir Metën. Por më shumë se një triumf i kryetarit të LSI-së rishfaqja e çekëve ishte ishte një goditje “nok out-i” për opozitën dhe kreun e saj Lulzim Basha që tani po bën të shurdhëtin ndaj “letër-amnistisë” që erdhi papritur për bashkëkryetarin e Aleancës për Shqipërinë Europiane, Ilir Metën.

Një dhuratë për kongresin e PS-së. Studioja “Clifford Chance” me letër, laps dhe firmë: Ilir Meta është kristali në aferën CEZ-DIA

Postuar në 27 Janar, 2016 14:45

Sot disa media kanë publikuar një letër që studioja ligjore “Clifford Chance”, e cila përfaqëson palën shqiptare në arbitrazh përballë kompanisë “DIA” të Kastriot Ismailajt, i ka dërguar kreut të OSHEE, Ardian Çela dhe ministrit të Energjisë, Damian Gjiknuri. Në letër, studioja e cila në thelb përfaqëson vetëm interesat e veta dhe nuk ka pse ta vëjë shumë ujët në zjarr për atë që ndodh në Shqipëri, thuhet se Ilir Meta nuk rezulton i përfshirë në aferën “CEZ-DIA” e cila u bë kryeteatri i para disa muajve. “Ne mund t’ju sigurojmë që nuk disponojmë asnjë të dhënë që e lidh z.

Krisje e thellë brenda PS-së. Rishfaqet Ben Blushi me nekrologjinë e Rilindjes. Një zgjidhje, ndryshimet në qeveri

Postuar në 25 Janar, 2016 14:42

Një protestë e zhvilluar para Partisë Socialiste nga disa anëyarë të saj po zbulohet si një lloj intrige që synon të parandalojë zhvillimet e afërta në Kongresin e saj. Asnjë prej zërave “të njohur” nuk kanë folur, përveç disidentit të fjalës, deputetit Ben Blushi. “PS është në një moment kritik. Koalicioni nuk është stabël, ekonomia është keq, papunësia është rritur. Ai është i vetmi kryetar partie në botë që ka një mandat 7-vjeçar. Po shkon drejt një mandati të përjetshëm. Edhe në kohën e PPSH, mandatet ishin të kufizuara. Nuk ka ardhur koha që ta japim PS-në me koncesion.

Protesta në Partinë Socialiste dhe versioni i Berishës për rebelimin e Metës

Postuar në 25 Janar, 2016 12:16

News 24 raportoi sot për një protestë të një grupi socialistësh që kërkon largimin e Edi Ramës, pasi sipas tyre Rama e ka kthyer partinë në çiflig të tij dhe që prej 3 vitesh nuk bëhen zgjedhje. Sipas informacioneve të përcjella përmes këtij televizioni, protestuesit mësohet se kanë qenë nga disa degë të Shqipërisë, ndërsa disa prej tyre janë pjesë e lëvizjes “Çohuni Socialistë” të cilët kishin me vete dhe teserën e partisë. Pas këtij lajmi ka reaguar ish-kryeministri Berisha që hedhur më shumë dritë mbi këtë lëvizje që sipas tij buron nga kryesia e kuvendit.

Ilir Meta zgjohet me kritika për qeverinë

Postuar në 25 Janar, 2016 09:50

Darka e fundit mes Ilir Metës dhe Edi Ramës duket se nuk i ka zgjidhur problemet e mosbesimit mes tyre dhe palët vijojnë lojën politike për të imponuar qëndrimet e veta kryesisht për reformën në drejtësi. Deklaratat e Luan Ramës duket se nuk kanë qenë rastësore, por një linjë presioni e LSI-ë ndaj kryeministrit Rama, i cili është shprehur i vendosur për të mos e tradhëtuar reformën në drejtësi dhe kësisoj edhe të ardhmen e vendit. Por kjo varet edhe nga humori i Ilir Metës, kryesisht pas zgjimeve jo dhe aq të qeta.

Akuza nuk mund të mbetet nën kontrollin e një të akuzuari

Postuar në 19 Janar, 2016 20:05

Prej muajsh tashmë flitet për reformën në drejtësi, me përqendrimin te gjyqësori. Ambasadorët, kryeministri etj., janë hedhur në sulm ndaj korrupsionit në gjykata dhe sidomos ndaj korporatizmit në këtë pushtet, duke paralajmëruar shkundje të ekuilibrave. Eksertët e Partisë Socialiste kanë parashikuar ndryshime institucionale të mëdha, kryqëzim kompetencash dhe më e rëndësishmja, mandate 9 vjeçare apo edhe 12 vjeçare që në raport me legjislativin do të thotë “stabilitet” dhe kontroll për 3 mandate.

Rama, duarlidhur përballë LSI-së

Postuar në 14 Janar, 2016 13:41

Edi Rama po përballet gjithnjë e më shumë me fjalën e urtë se ç’të mbjellësh do të korrësh. Aleati i tij i 1 milion votave, Ilir Meta, e bëri të qartë se për reformën në drejtësi nuk do të veprojë pa konsensusin e PD-së. Kreu i LSI-së u tregua i prerë se këtë herë nuk ka ndërmend të shkojë pas qerres së kryeministrit.

Pages

Subscribe to RSS - meta