Ilir Meta zgjohet me kritika për qeverinë

Postuar në 25 Janar, 2016 09:50

Darka e fundit mes Ilir Metës dhe Edi Ramës duket se nuk i ka zgjidhur problemet e mosbesimit mes tyre dhe palët vijojnë lojën politike për të imponuar qëndrimet e veta kryesisht për reformën në drejtësi. Deklaratat e Luan Ramës duket se nuk kanë qenë rastësore, por një linjë presioni e LSI-ë ndaj kryeministrit Rama, i cili është shprehur i vendosur për të mos e tradhëtuar reformën në drejtësi dhe kësisoj edhe të ardhmen e vendit. Por kjo varet edhe nga humori i Ilir Metës, kryesisht pas zgjimeve jo dhe aq të qeta. Panoramën rozë të situatës që prezanton qeveria, ai e sheh me probleme të cilat i ka ndarë me publikun që në mëngjes herët në emisionin "Koha për të zgjuar" në News 24.

Meta ka folur për një ekonomi në stanjacion dhe premtime që qeveria nuk mund t'i mbajë për shkak të kufizimeve nga programi i FMN-së. "Pavarësisht se vendi ka një përmirësim të kurbës ekonomie, problemet tona kanë një numër të madh. Ende ekonomia është nën kapacitetet e saj, ndaj duhet të gjejmë mënyrat që ajo të rritet më tej. Problemet ekonomike do vazhdojë të jenë të vështira. Nëse do ndërroheshin sot vendet, dhe do vinte në pozitë PD, dhe kjo mazhorancë do largohej, dhe do ndiqte këtë linjë, vendi do ta kishte të vështirë të përparonte, sepse kjo është një klimë tensioni. Mos harrojmë që një numër mjaft i konsiderueshem janë larguar nga vendi, dhe ky është një shqetësim. Ka disa kufizime që nuk e lejojnë qeverinë që të bëjë ato projekte që ka premtuar. Rritja e borxhit mund ta nxjerr ekonominë jashtë sistemit dhe pasojat mund të jenë të mëdha. Ne shqetësimet et FMN duhet ti kemi parasysh dhe mazhoranca dhe opozita. Janë probleme që nuk mund të zgjidhen me ndërrimin e vendit dhe duke ruajtur qëndrimet konfliktuale"-theksoi kreu i kuvendit. I pyetur për reformën në drejtësi Meta u tregua më afër qëndrimit të PD-së për standardet e Komisionit të Venecias, duke kërkuar të mos kritikohen vetëm gjykatat por edhe puna hetimore e policisë së shtetit. "Sot problemi kryesor që ne kemi ndeshur deri tani është se korrupsioni nuk është luftuar, krimi nuk është luftuar dhe përgjegjësia ka mbetur jetim. Kemi problem gjykimin, hetimin dhe rolin e policisë së Shtetit. Vazhdimisht themi se policia e bëri punën, ja çoj prokurorisë e në fund fare gjykata jep vendime që nuk shkon me ligjin. Aspekti më i lehtë për të diskriminuar është gjykata. Dhe me punën e hetimit duhet të bëhet investim i madh, pasi nëse do shkojë dosja e plotë në gjykatë, ajo nuk ka ku të lëvizë. Këtu kemi një problem tjetër në Reformën në drejtësi, është motivimi, statusi i prokurorëve në mënyrë që të vendosim një themel të rëndësishëm. Aleati kryesor është komisioni i Venecias. Në fund të fundit, ajo që ne duhet të na bashkojë, janë disa standarde mjaft transparente"- deklaroi Meta.

I pyetur për reformën zgjedhore Meta mbështeti idenë e listave të hapura të partive që zhbën rolin dominues të kryetarëve në zgjedhjen e kandidatëve për deputetë duke shprehur rezerva për konfigurimin aktual të parlamentit, "Po të dëgjosh ndonjëherë se çfarë thonë politikanët në kuvend, është t’i marrësh të gjithë bashkë dhe t’i çosh në ishullin e Sazanit, të rrinë me gjarpërinjtë. Kjo është shkak paaftësisë për të parë më larg nga ana e politikës"-theksoi Meta. Deklaratat e Metës vijnë në një kohë kur LSI ka shprehur qëndrimin e vet për reformën në drejtësi dhe ku zërat për një flirt të LSI me PD sa vijnë e shtohen.

Comments

Submitted by Italiani (not verified) on

Ne fillim te viteve '70- te, nje gazetar i madh italian, Aligiero Nosceze, komentonte shkuarjen e Niksonit ne Kine, me nje ironi largpamese, duke u shprehur : " PING PONG, PING PUNG, NIKSON-MAO TSE TUNG".
Keshtu edhe puna e Ilir Metes me Edi Ramen.
Te dy po luajne ping pong.
Te shohim se si do te rrjedhin ngjarjet.
Tung.

Submitted by tomi (not verified) on

Kete te Noscheses e ke ne rregull por Alighiero Noschese nuk ka qene gazetar i madh por imitator dhe humorist i madh.

Submitted by Xheri (not verified) on

O Tomo, po te flet xheri, ik...e mban vehten per te mencem, por je... Merru me komentin e shkrimit, dhe jome komentin e komentit.

Submitted by I Vemendshmi (not verified) on

Ti Xherri je ai qe gjithnje merresh me komentin e komenteve. Sa per dijeni ai Tomi nuk eshte injorant dhe e ka tamam ate qe thote Noschese ka qene nje imitator dhe nga gazetaria nuk e kishte haberin. Tani per ate komentin me Ping-Pong qe duket qarte se e ke bere ti o mencuria e lagjes, ato fjalet kot te Noscheses marrin vlera te ndryshme ne gojen e koemdianit apo ne gojen e gazetarit te madh, po ti aq di e aq merr vesh or teleshmen.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.