Protesta në Partinë Socialiste dhe versioni i Berishës për rebelimin e Metës

Postuar në 25 Janar, 2016 12:16

News 24 raportoi sot për një protestë të një grupi socialistësh që kërkon largimin e Edi Ramës, pasi sipas tyre Rama e ka kthyer partinë në çiflig të tij dhe që prej 3 vitesh nuk bëhen zgjedhje. Sipas informacioneve të përcjella përmes këtij televizioni, protestuesit mësohet se kanë qenë nga disa degë të Shqipërisë, ndërsa disa prej tyre janë pjesë e lëvizjes “Çohuni Socialistë” të cilët kishin me vete dhe teserën e partisë. Pas këtij lajmi ka reaguar ish-kryeministri Berisha që hedhur më shumë dritë mbi këtë lëvizje që sipas tij buron nga kryesia e kuvendit. "Grupi i protestuesve, qe kerkon te hyje ne seline e PS por nuk lejohet nga policia, nuk ka lidhje me LMN apo Syrizen e Blushit. Ai udhehiqet nga socialisti ekstremist dhe ish kandidati per kryetar i PS z. Shkelqim Meta. Pavaresisht nga mbiemri i tij Meta, Shkelqimi nuk eshte vellai i Ilir Metes. Keshtu qe hyrje-daljet e tij te shpeshta ne seline e parlamentit nuk dihet nese kane lidhje me zyren e kryetarit te Kuvendit, pra me takime me Ilir Meten apo me ndonje eksponent te larte te PS. Rama, i tronditur nga protesta socialiste para selise se PS, bllokoi menjehere transmetimin e saj nga mediat. Por pavaresisht se kush fshihet prapa tij ne te vertet Meta po i çan Rames partine!! sb”, shkruan Berisha ne Facebook.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.