Lu në zyrën e Metës, të gjithë në "kapistrën" e SHBA

Postuar në 05 Shkurt, 2016 11:43

Ambasadori amerikan në vendin tonë Donald Lu i është drejtuar sot Kryesisë së Kuvendit, për një takim me kryeparlamentarin Ilir Meta. Ai është para të hyjë në ambientet e kryesisë pak para orës 09:00 dhe ka qëndruar aty rreth 15 minuta.
Paralelisht me këtë takim, në një zyrë tjetër të Kuvendit, janë ulur së bashku përfaqësues të Partisë Demokratike, Partisë Socialiste dhe LSI-së për të përfunduar aktet nënligjore që do të mundësojnë zbatimin e ligjit të dekriminalizimit.
Në këtë takim ishin të pranishëm edhe ekspertë të ambasadës amerikane.
"Ishte një seancë asistence që ambasada e SHBA na dha për hartimin e akteve nënligjore të ligjit të dekriminalizimit. Një strukturë e kuvendit bashkë me përfaqësues nga komisioni të përgatisin aktet”, tha deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi në përfundim të këtij takimi.

Comments

Submitted by Symadhi (not verified) on

Titull mjaft i goditur. Po nuk u mbajten fort tek "KAPISTALLI", keta politikanet "tane te nderuar", nuk mund te vazhdohet me.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.