meta

Meta në koherencë me qëndrimin e PD-së

Postuar në 02 Qershor, 2016 18:42

Ilir Meta tha se partia e tij është e gatshme të ngrejë kartonat në parlament për të miratuar brenda qershorit draftin e hartuar nga ekspertët ndërkombëtarë.  “20 votat e LSI nuk janë nga sot për këtë reformë, por janë prej disa javësh. Ndaj shpresoj se të gjitha forcat politike, palët politike të miratojnë këtë reformë dhe për ne çertifikimi i kësaj reformë është i majftueshëm që të marrë votat tona, por jo vetëm tona por edhe votat e të gjithë kuvendit”-theksoi Meta në mbledhjen e Komitetit drejtues të LSI-së.

Rasti Balili, fillimi i fundit për qeverinë Rama ka nisur

Postuar në 18 Maj, 2016 11:48

Implikimi i një zyrtari shtetëror në trafikun ndërkombëtar të drogës dhe gjithçka pasoi me mosarrestimin dhe zhdukjen e tij, ekspozon turpshëm qeverinë shqiptare përpara partnerëve ndërkombëtarë dhe kompromenton rëndë procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Faktet që dolën në dritë falë hetimit të policisë greke dhe DEA-s amerikane lidhin keq të ardhmen politike të udhëheqjes aktuale që përballë çdo argumenti ka të dokumentuar implikimin e strukturave të saj në rrjetet kriminale të drogës.

Dueli Basha-Nishani dhe “kryeministri” Meta

Postuar në 17 Maj, 2016 21:56

Në lajmin për takimin e djeshëm Basha-Majko, Top Channel-i kishte përdorur titrat “Takimi ‘presidencial’ Majko-Basha”. Pamjet ekskluzive të takimit, të transmetuara nga ky televizion, lënë të kuptohet se takimi mund t’i jetë lajmëruar më parë nga organizatori i tij, Majko, dhe se zgjedhja e fjalës “presidenciale” në titra mund të mos ketë qenë e rastësisshme.

A kemi ende një Polici të Shtetit?

Postuar në 15 Maj, 2016 15:50

Klemend Balili duket se ka dalë nga Shqipëria dhe askush nuk di të thotë se ku ndodhet. Hamendësimet e Sali Berishës se ai është në Kubë, janë një version që kalohet në heshtje nga Policia e Shtetit me në krye Sajmir Tahirin. Por edhe nëse nuk ka dalë nga Shqipëria, e sigurtë është se Klemend Balili, një zyrtar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, i akuzuar në mediat greke për lidhje me një fill trafiku droge, po fshihet.

Iliri sheh zhvillime pozitive në vjeshtë

Postuar në 15 Maj, 2016 13:57

Nga Shtetet e Bashkuara ku ndodhet për një vizitë dhe takime me kongresmenë, kreu i kuvendit Ilir Meta tha se procesi i vlerësimit po e pastron sistemin e drejtësisë nga njerëzit e korruptuar. “Ne e ndjejmë dhe ne jemi të bindur që ne kemi nevojë për të bërë një përmirësim spektakolar dhe kjo është arsyeja që ne po reformojmë që në themel sistemin tonë të drejtësisë. Ne po e riorganizojmë, sepse ne së pari do të ndëshkojmë vetë sistemin, dhe kjo është një reformë shumë drastike. Ne do ta bëjmë atë sepse ne jemi të ndërgjegjshëm që ne kemi nevojë për një ndryshim rrënjësor.

Brekët e grisura të Shukriut, a ka dorë Ilir Meta?

Postuar në 13 Maj, 2016 09:44

Ka një seri ngjarjesh që kanë plasur në duart e pushtetit dhe që duket se po i shërbejnë ruajtjes së gravitetit të qeverisë, e cila po konsumon ditë diskretitimi edhe në aspektin e saj më produktiv, atë të propagandës. Lëkundjet e para nisën me publikimin nga mediat greke të superoperacionit kundër një rrjeti ndërkombëtar të trafikut drogës, ku rezulton i përfshirë Drejtori i shkarkuar i Transportit të Sarandës, Klemend Balili.

Policia heziton të arrestojë Balilin. CNN Greek: Ka lidhje të forta politike, nuk guxojnë ta prekin

Postuar në 12 Maj, 2016 00:28

Shteti shqiptar është nën akuzë se po i ofron mbrojtje politike Drejtorit të Transportit Rrugor të Sarandës, Klemend Balili, i akuzuar dhe shpallur në kërkim nga policia greke si një prej organizatorëve të trafikut ndërkombëtar të drogës. Të paktën kështu thotë rrjeti prestigjoz CNN në seksionin grek, në lajmin me titull: “Mbrojtje politike për baronin e kartelit të Ballkanit”, ku i referohet një takimi dypalësh mes policisë greke dhe asaj shqiptare.

Liderët...

Postuar në 11 Maj, 2016 16:06

Dy ditët e fundit, lajmet për pjesëmarrjen e ambasadorëve Donald Lu e Romana Vlahutin në mbledhjet e Grupeve Parlamentare të PS-së e LSI-së, nuk i kanë lënë shqiptarët pa argëtimin e zakonshëm që karagjozët e politikës ofrojnë falas. Përveç diskutimit se pjesëmarrja e ambasadorëve në këto mbledhje është shumë fyese dhe lidhet me sovranitetin – i cili nuk mund të kuptohet pa dinjitetin – interes përbën sjellja e atyre që i quajnë, apo vetëquhen Liderë. Impotenca e tyre që doli lakuriq, si atuja e vetme që kanë në politikë.

Gjithmonë i gatshëm

Postuar në 05 Maj, 2016 11:47

Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka deklaruar se për LSI-në, reforma në drejtësi ka përfunduar që nga dita e djeshme ku ekspertët e EURALIUS dhe OPDAT, kanë dorëzuar në komisionin parlamentar të reformës draftin përfundimtar të paketës që tani duhet thjesht të miratohet në parim në komision dhe të votohet në Parlament.

Pages

Subscribe to RSS - meta