Krisje e thellë brenda PS-së. Rishfaqet Ben Blushi me nekrologjinë e Rilindjes. Një zgjidhje, ndryshimet në qeveri

Postuar në 25 Janar, 2016 14:42

Një protestë e zhvilluar para Partisë Socialiste nga disa anëyarë të saj po zbulohet si një lloj intrige që synon të parandalojë zhvillimet e afërta në Kongresin e saj. Asnjë prej zërave “të njohur” nuk kanë folur, përveç disidentit të fjalës, deputetit Ben Blushi. “PS është në një moment kritik. Koalicioni nuk është stabël, ekonomia është keq, papunësia është rritur. Ai është i vetmi kryetar partie në botë që ka një mandat 7-vjeçar. Po shkon drejt një mandati të përjetshëm. Edhe në kohën e PPSH, mandatet ishin të kufizuara. Nuk ka ardhur koha që ta japim PS-në me koncesion. Në zona të caktuara, PS-në po e japin me koncesion. Nuk ka arsye për zgjedhje të parakohshme,” tha Blushi. Sintonia politike duket se lexohet qartë: situatë e keqe, një aksion i vockël i Ilir Metës në televizion, një protestë e anëtarëve në të njëjtën ditë kur diskutohet mandati i Koço Kokëdhimës në Gjykatën Kushtetuese dhe oportuniteti i Blushit vihet në veprim. A ka gjasa që edhe ky të jetë një ndër ato aksione verbale që nisin e mbarojnë brenda ditës, e për të cilat Blushi është specialist i pakonkurueshëm? Kjo do të shihet në vijim, por vetë deputeti thotë të kundërtën. “Ju mendoni se jam i vetmi që e kërkoj këtë gjë. Edhe sot, dy-tre kolegë folën për këtë gjë. Nuk po qeveris PS-ja, por po qeveris Rilindja. Rilindja ka falimentuar, ka ardhur koha që pushtetin ta marrë PS-ja”, tha ai(http://www.gazetatema.net/web/2016/01/25/blushi-rilindja-ka-falimentuar-...).

Lufta mes ekipit Rama-Kokëdhima dhe njësive politike të të brendshme të PS-së të dirigjiuara nga njerëz si Gramoz Ruçi, që ka marrë goditje së fundmi, po shkon drejt finalizimit. Është një luftë që konfirmon krisjen brenda PS-së, krahas krisjes brenda koalicionit. Në këto kushte një lëvizje që do të krijonte klimë më pozitive do të ishin ndryshimet në qeveri.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.