LSI

Nuk ka rëndësi votoni PS-në apo PD-në. Do jenë bashkë në qeveri

Postuar në 23 Qershor, 2017 08:49

Kryeministri Edi Rama ka qenë më i hapur dje në emisionin “Opinion” sa i përket çështjes së koalicioneve paszgjedhore. Ai është pyetur disa herë dhe në finale ka përjashtuar koalicionin me LSI-në, por jo atë me PD-në. 
 “Jo, me LSI-në unë e përjashtoj koalicionin. Nuk do të ketë koalicion PS-LSI”, tha ai. 
I pyetur për koalicionin me Bashën, Rama në mënyrë tinzare tha se kjo do varet nga vota e popullit, inkurajim i hapur ky që votuesit e lëkundur të PD-së të votojnë këtë parti. 

LSI padit Kryeministrin në Prokurori: Shkeli ligjin me thirrjen ndaj policisë për të mbledhur vota

Postuar në 20 Qershor, 2017 13:11

Lëvizja Socialiste për Integrim ka depozituar një padi penale kundrejt kryeministrit Edi Rama. Sipas kësaj partie kryeministri ka shkelur ligjin në momentin që bëri thirrje policëve që të mblidhnin vota për PS-në.

Video/Xhelal Mziu kërcënon me prishje shtëpish ata që mbajnë flamuj të PS-së dhe LSI-së

Postuar në 19 Qershor, 2017 15:02

Kreu i Bashkisë së Kamzës, demokrati Xhelal Mziu, ka kërcënuar në një takim me banorë të zonës, në prani të kandidatëve të PD-së, se nëse nuk heqin flamujt e PS-së dhe LSI-së do t'u prishë shtëpinë. Të paktën kështu thuhet në videon e shpërndarë nga "shqiptarja.com". Deklaratë e habitshme dhe befasuese. Pas këtij postimi ka reaguar kreu i Bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu i cili thotë se fjala e tij është nxjerrë jashtë kontekstit dhe është interpretuar sipas oreksit politik dhe elektoral të qeverisë.

Votat dhe mandatet për subjektin LSI

Postuar në 18 Qershor, 2017 16:32

Atmosfera politike në prag të zgjedhjeve është tendosur mjaft nga partitë kryesore, në funksion të maksimizimit të numrit të votave të tyre. Krijohet përshtypja që faktori LSI ka filluar të bëhet rival  preokupues për PS -PD dhe po e humbet atë pozicion të favorshëm stabiliteti që kishte deri tani. Me  fjalë të tjera, ka dalë në fushëbetejë dhe po lufton pa favorizime me rivalët e vet. Por, a do të ketë fuqi  imponuese pas zgjedhjeve?

Kush i zgjidh hallet e mia? Edi Rama dhe partia...

Postuar në 18 Qershor, 2017 15:00

Lexoni se çfarë ka thënë sot kryeministri Edi Rama në Vorë:

"Ne u japim legalizimet dhe nuk e regjistrojnë dot pronën në Hipotekë, sepse hipotekën e ka dikush tjetër. Ne do ua bëjmë titull pronësie, 40 mijë legalizimet që nuk i regjistroni në hipoteka, brenda vitit. Votoni PS-në dhe do marrë fund historia e regjistrimit të pronës. Çdo pronë do regjistrohet dhe çdo titull pronësie do i dorëzohet pronarit".

Të tre në Çadër

Postuar në 18 Qershor, 2017 10:02

Ilir Meta i është lëshuar një loje politike që i ngjan kumarit ku me një dorë vendos nëse rrënohesh ose fiton shumë. Në këtë lojë ku po artikulon i vetëm tashmë potencialin për destabilizim, ai jo pa qëllim po investon edhe profilin e Presidentit të Shqipërisë, ndonëse është ende i zgjedhur dhe jo i betuar. Paralajmërimi i tij i djeshëm për armatosje të popullsisë, nuk mund të lexohet në asnjë sens normal, përveç se si mesazh kërcënimi për kryeministrin.

LSI-ja si alibi elektorale e Rilindjes

Postuar në 17 Qershor, 2017 16:04

Fushata elektorale, protagonizmi dhe përfaqësimi i subjekteve në të është sa një shans që të jepet nga partia, pushteti, opozita, aq edhe një garë personale. Një garë që kërkon energji, angazhim, vitalitet, përshtatje, por edhe aftësi retorike, bindjeje, aftësi për t'u shprehur praktikisht për gjërat etj.. Të gjithë elementë që konstituojnë aspektin demagogjik, por edhe vendosin premisën e re për detyrimet e së nesërmes.

“Nëse Meta nuk dekreton qeverinë, do shkarkohet si President”

Postuar në 16 Qershor, 2017 09:08

Duke folur dje nga Fieri, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, ka deklaruar se lojërat e Ilir Metës me presidencën dhe dekretimin e qeverisë së re, do të marrin si përgjigje shkarkimin e tij. ​

Rama godet piramidën Balili si pjesë të LSI-së, pa përmendur Klementin

Postuar në 15 Qershor, 2017 19:52

Lufta mes Edi Ramës dhe LSI - së po ashpërsohet dhe dy palët janë tashmë në një ring elektoral që do të kulmojë në 25 qershor e mbrapa, ku mesa duket nuk do të mungojnë tensionet, ndoshta dhe përplasjet fizike. Ilir Meta dhe partia e tij kanë marrë disa goditje të forta me Ramën që është dukshëm më i qetë sesa presidenti i zgjedhur. Më i sofistikuar në strategjinë e tij Rama ka bërë një goditje të fortë nga një miting elektoral në Sarandë, duke lexuar publikisht një letër që praktikisht është piramida e klanit Balili në administratën lokale të Bashkisë së Delvinës. 

"Të paktën sa për të ruajtur shpresën gjallë"

Postuar në 14 Qershor, 2017 14:19

Fatos Lubonja shkruan sot në një analizë të vetën që publikohet nga gazeta “Panorama” se kjo është fushata më grotesket e 25 viteve të fundit. Sipas tij kulmi arrin me faktin se parti që kanë qeverisur këtë vend për një çerek shekulli sillen në fushatë si opozitare me atë që kanë gatuar po vetë. Marrëveshja Rama – Basha është sipas analistit në fjalë shkaku I krijimit të kësaj anomalie që në çdo rast sipas tij provon se këta që janë në politikë nuk dinë të bëjnë edhe aq mirë llogari.

Pages

Subscribe to RSS - LSI