Nuk ka rëndësi votoni PS-në apo PD-në. Do jenë bashkë në qeveri

Postuar në 23 Qershor, 2017 08:49

Kryeministri Edi Rama ka qenë më i hapur dje në emisionin “Opinion” sa i përket çështjes së koalicioneve paszgjedhore. Ai është pyetur disa herë dhe në finale ka përjashtuar koalicionin me LSI-në, por jo atë me PD-në. 
 “Jo, me LSI-në unë e përjashtoj koalicionin. Nuk do të ketë koalicion PS-LSI”, tha ai. 
I pyetur për koalicionin me Bashën, Rama në mënyrë tinzare tha se kjo do varet nga vota e popullit, inkurajim i hapur ky që votuesit e lëkundur të PD-së të votojnë këtë parti. 

Çdo skenar për mua është i hapur në varësi të vendimmarrjes së popullit. Varet se çfarë do të vendosë populli”, tha ai. Që do të thotë se marrëveshja e 18 majit është pikërisht për këtë çështje, pavarësisht mrrokullave të fushatës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.