“Nëse Meta nuk dekreton qeverinë, do shkarkohet si President”

Postuar në 16 Qershor, 2017 09:08

Duke folur dje nga Fieri, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, ka deklaruar se lojërat e Ilir Metës me presidencën dhe dekretimin e qeverisë së re, do të marrin si përgjigje shkarkimin e tij. ​

"Një gjë është e sigurt që ne 25 Qershor me mandate të plota apo të cunguara LSI nuk do të jetë në koalicion me PS. Presionet dhe shantazhet që bën me votat e socialistëve që e zgjodhën edhe president, që nuk do të dekretojë as qeverinë janë të kota. Nëse ka këto mend të mos bëjë betimin në 24 korrik. Nëse do shkoj me këto mend e do shkelë Kushtetutën, është burri i parë që i ka provuar të gjitha, por do të jetë edhe presidenti i parë që do të provojë shkarkimin dhe i pari që do ta firmosë do të jetë Gramoz Ruci", tha ai, duke iu përgjigjur kërcënimit të Metës se nuk do të dekretojë qeverinë nëse zgjedhjet nuk janë me standarde.

Ruçi i është drejtuar njerëzve të pranishëm duke kujtuar se PS-ja më shumë i ka dhënë Metës sesa e ka dëmtuar, e megjithatë ai mbetet mosmirënjohës.

"Ç’faj i kanë socialistët Ilir Metës? Pa librezë pune, PS-ja e mori Ilir Metën 22 vjeç e bëri deputet, 25 ministër. Pa mbushur 30 vjeç e bëri kryeministër, madje dy here. Për të arritur në 2005-ën ta rrëzojë nga pushteti duke bashkuar votot me Berishën. Socialistët e bënë kryetar Kuvendi dhe President. Ilir Meta, të dhamë gjithçka, por njeri nuk të bëmë dot. Të të vijë rëndë kur zë me gojë socialistët”, tha Ruçi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.