LSI padit Kryeministrin në Prokurori: Shkeli ligjin me thirrjen ndaj policisë për të mbledhur vota

Postuar në 20 Qershor, 2017 13:11

Lëvizja Socialiste për Integrim ka depozituar një padi penale kundrejt kryeministrit Edi Rama. Sipas kësaj partie kryeministri ka shkelur ligjin në momentin që bëri thirrje policëve që të mblidhnin vota për PS-në.

Edi Rama shkeli ligjin kur ftoi policinë të marrë vota për PS. Thirrjet e Ramës për Policinë e Shtetit përbëjnë ngjarjen më të rëndë të thyerjes së ligjit. Thirrjet e Ramës thyejnë rëndë moralin te detyrës së një Kryeministri gjatë një fushatë elektorale në këto 25-vjet. Kjo ngjarje dhe kjo veprimtari e Kryeministrit është në kundërshtim me Kushtetutën dhe gjithë ligjet. Kryeministri i vendit me këtë thirrje ka shkelur të gjithë hierarkinë shtetërore të akteve ligjore. Shkeljet që nga Kushtetuta dhe deri tek VKM-ja më e fundit që ka miratuar qeveria e tij, si pjellë e marrëveshjes politike të datës 17-18 Maj 2017. Nëpërmjet këtij akti Rama ka shkelur ligjet që e ndalojnë Policinë e Shtetit të marrë pjesë në fushatën zgjedhore. Rama me veprimet e tij të cilat tashmë nuk i bën më fshehtas, por hapur dhe publikisht, ka kryer shkelje të rënda rregullat në një proces zgjedhor. Thirrjet e Ramës tregojnë se ky shtetas ka konsumuar njëherazi elementë të veprave penale. Nevojitet shqyrtim dhe hetim objektiv. Çmojmë objektivisht fillimin e ndjekjes penale, dhe kryerjen e hetimeve të paanshme në lidhje mbi këtë çështje.

Çmojmë të domosdoshëm kontrollin mjekësor të Kryeministrit, për të verifikuar nëse ai është i aftë mendërisht ose jo, që të kryejë detyrën e Kryeministri. Nisur nga deklarata e papërgjegjshme e Kryeministrit, e vlerëson të nevojshme që Presidenti i Republikës të thërrasë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare”, thuhet në njoftimin e shpërndarë me këtë rast.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.