Rama godet piramidën Balili si pjesë të LSI-së, pa përmendur Klementin

Postuar në 15 Qershor, 2017 19:52

Lufta mes Edi Ramës dhe LSI - së po ashpërsohet dhe dy palët janë tashmë në një ring elektoral që do të kulmojë në 25 qershor e mbrapa, ku mesa duket nuk do të mungojnë tensionet, ndoshta dhe përplasjet fizike. Ilir Meta dhe partia e tij kanë marrë disa goditje të forta me Ramën që është dukshëm më i qetë sesa presidenti i zgjedhur. Më i sofistikuar në strategjinë e tij Rama ka bërë një goditje të fortë nga një miting elektoral në Sarandë, duke lexuar publikisht një letër që praktikisht është piramida e klanit Balili në administratën lokale të Bashkisë së Delvinës. 

Letrat janë hapur dhe tashmë palët po tregojnë se nuk do të kenë asnjë skrupull për të nxjerrë në shesh fytyrën e vërtetë të qeverisjes me të cilën bashkëjetuan për 4 vite. Edi Rama nuk ndalet në qëllimin e tij për të hequr nga këmbët LSI-në dhe në duket se është disa hapa para në këtë drejtim.  

Pa përmendur LSI-në, ai i u kërkoi leje qytetarëve të Sarandës të dëgjonin një letër që një qytetar I dha atij para mitngut rreth lidhjeve nepotike në Bashkinë e Delvinës. Kjo e fundit drejtohet nga Rigels Balili, një i afërm i Klement Balilit, ish-zyrtar i Djrejtorisë Rajonale të Transporteve në Sarandë i emëruar nga LSI, në kërkim për drejtimin e një rrjeti ndérkombëtar të trafikut të drogës. Ish- ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri tha se ishte çështje kohe arrestimi i tij por kjo nuk ndodhi. Edhe pse kishte një urdhër ndërkombëtar Balili nuk u arrestua duke hedhur dyshime të forta mbi rolin e policisë.

Letra rradhit nje sërë lidhjesh nepotike te Bashkise Delvine:

“Shoqeria private e transportit te udhetareve, ( Alb Universal 95 me dokumentacion te dyshimte dhe me çeshtje te hapur ne Prokurorine e Rrethit Sarande) kohet e fundit ka perfituar linjat e transportit, Delvine – Tirane dhe Delvine – Sarande, themeluar nga Albin Balili, (Djali i Xhaxhait te Kryetarit te Bashkise) i cili me pas ja dhuroi te fejuares se tij Xhesjana Ballaci e cila me pas 50% te aksioneve ja shiti Perlat Myrtajt nga Fieri (mik i Bako Balilit dhe pronar i nje Shoqerie te sigurimit fizik).

 Fatos Llalla ( Drejtori i Zyres Arsimore ), Baxhanaku i Kryetarit te Bashkise.

Everton Shehu (Drejori i Transporteve, DRSHTRR), djali i tezes se Kryetarit te Bashkise.

Elvira Alidhima, (Shefe e Finances ne DRSHTRR ), kushurira e dyte e Kryetarit te Bashkise.

Denis Balili, ( Inspektor ne IKMT, Sarande ),Vellai i Kryetarit te Bashkise.

Ingrida Balili (Çepani), (Financiere ne Drejtorine e Shendetit Publik),
Bashkeshortja e Kryetarit te Bashkise.

Rovena Llalla ( Çepani ), ( Inspektore ne Hetimin Tatimor ne Sarande)

Bashkim Çepani ( Roje Nate ne Bashkine Delvine), vjeri i Kryetarit te Bashkise.

Emiljano Hamzaj ( Shofer i Kryetarit te Bashkise), kusheriri i pare i nuses se Kryetarit te Bashkise.

Engjell Hamzaj ( Shofer me makinen e pastrimit te qytetit), dajua i nuses se Kryetarit te Bashkise.

Barjam Alidhima ( Nenpunes prane Zyres se Urbanistike ne Bashki), kusheriri i dyte i Kryetarit te Bashkise.

Besar Kapllani ( Jurist ne Bashki ), lidhje krushqie me Kryetarin e Bashkise.

Fatmir Bulaj ( Nenpunes ne Bashki ), kusheriri i dyte i Kryetarit te Bashkise.

Enkelejda Ballaci ( Punonjese e Gjendjes Civile te Rrethit ), lidhje krushqie me Kryetarin e Bashkise.

Velo Maksuti ( Punonjes ne Zjarrfikese ), lidhje krushqie me Kryetarin e Bashkise.

Elsa Hamzaj ( Mesuese ne fshatin Kopaçez ), kusherira e pare e nuses se Kryetarit te Bashkise.

Nasir Isufaj ( Roje ne Spital ), lidhje krushqie me Kryetarin e Bashkise.

Mitat Isufaj ( Roje ne Shkollen “Kosta Çavo” ), kusheriri i pare i nuses se Kryetarit te Bashkise.

Mezan Nexhipi, (Perpunues dokumentacioni te lejet e drejtimit ne DRSHTRR), nip i familjes Balili.

Klodian Llalla ( Mirembajtes ne Ujesjelles) Vellai i Drejtorit te Zyres Arsimore dmth lidhje krushqie me Kryetarin e Bashkise.

Zihni Çapoku ( Ekonomist ne Ndermarjen e Ujesjellesit ), Burri i tezes se Drejtorit te Arsimit dmth lidhje krushqie me Kryetarin e Bashkise.

Fiqirete Çapoku ( Pastruese ne Ndermarjen e Ujesjellesit ), Tezja e Drejtorit te Zyres Arsimore dmth lidhje krushqie me Kryetarin e Bashkise.”

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.