Kathimerini

Meta intervistë për "Kathimerini", quan spekulantë Idrizin e Ramën: "Përdorin axhenda nacionaliste për qëllime elektorale"

Postuar në 16 Tetor, 2016 12:24

Vizitën e tij në Athinë Ilir Meta e ka plotësuar edhe me kuadrin mediatik, ku përveç raportimeve dhe interesit me të cilin u ndoq kjo vizitë, gjeti pasqyrim edhe në gazetën "Kathimerini", një nga mediat më prestigjoze të shtetit fqinj. Kreu i kuvendit u shfaq në Athinë bashkë me një grup deputetetësh si për të konfirmuar se axhenda e parlamentit të Shqipërisë ndryshon nga ajo e partive politike. Dhe mesazhi i drejtëpërdrejtë ishte për Shpëtim Idrizin dhe Edi Ramën, dy aleatë me perspektivë në zgjedhjet e ardhshme, të cilët kanë ashpërsuar tonet në raport me Greqinë.

“Patate e nxehtë” në duart e diplomacisë deklarata e komisionerit Hahn

Postuar në 03 Tetor, 2016 09:14

Pas reagimeve të ashpra të Athinës ndaj deklaratës së komisionerit Hahn për çështjen çame, media greke vlerëson se marrëdhëniet greko-shqiptare do të hyjnë në një periudhë stanjacioni, për një kohë të papërcaktuar. Në një shkrim analitik, e përditshmja Kathimerini, gjykon se Johanes Hahn, me deklaratën e tij, ka lënë një “patate të nxehtë” në duart e diplomacisë greke.

Shenjtërim dhe gjeopolitikë

Postuar në 17 Shtator, 2016 20:21

Shenjtërimi i Nënë Terezës dhe procedurat e nisura nga Vatikanit për shenjtërimin e priftit kardinalit katolik Stepinac kanë zgjuar ndjeshmëri në qarqe jo vetëm fetare, por edhe mediatike e mesa duket edhe politike në Ballkan.

Gazeta konservatore greke "Kathimerini" shkruan se Patriarkana Ekumenike e Stambollit ka reaguar ashpër, po ashtu edhe Beogradi. Në një lëvizje simbolike Patriarku Bartolomeu vizitoi kampin e Jasenovaç në Kroaci ku u masakruan nga gjermanët mbi 50 mijë serbë, 80 mijë hebrej dhe 30 mijë romë.

Kathimerini: Janullatos po luftohet nga qarqe islamike në Tiranë

Postuar në 18 Gusht, 2016 10:51

Duke marrë shkas nga inagurimi i Katedrales "Ringjallja e Krishtit" në Gjirokastër, gazeta greke "Kathimerini" i bën një analizë të shkurtër përpjekjeve të kryepeshkopit Janullatos për të ringritur Kishën Ortodokse në Shqipëri. Gazeta e quan mrekulli atë që ka bërë Janullatos në 25 vite të qëndrimit të tij më Shqipëri, duke nënvizuar se përpjekjet e tij janë luftuar dhe po luftohen nga qarqe islamike në Tiranë.

Luftë nervash mes Tiranës e Athinës, Kathimerini: Jemi në pikën zero

Postuar në 14 Prill, 2016 10:29

Vizita e ministrit shqiptar të Jashtëm, Dmitmir Bushati, në Athinë më 21 mars nuk ka prodhuar progres në marrëdhëniet shqiptaro-greke. Të paktën kështu thotë gazeta  “Kathimerini”, duke iu referuar burimeve diplomatike.  Sipas saj, Tirana insiston në një paketë propozimesh që nuk mund të pranohet nga qeveria greke, ndërsa shqetësimështë përjashtimi  diplomatik i Greqisë nga  proceset në  shumë vende të Evropës dhe Ballkanin Perëndimor.

Kathimerini: Hera e parë pas 1940 që në kufirin greko-shqiptar do dislokohen trupa italiane

Postuar në 11 Mars, 2016 10:45

Mediat greke paralajmërojnë mbi mundësinë e hapjes së “korridorit të Adriatikut” për refugjatët. Ky korridor nënkupton kalimin e refugjatëve në Shqipëri dhe prej andej në Itali. Sipas tyre Komisioni Europian dhe qeveria italiane ndodhen në gatishmëri, megjithëse ende nuk ka shenja se kjo do të ndodhë. Gjithsesi, citohen burime nga Komisioni Europian, sipas të cilave, Brukseli po “përgatit një plan emergjence”, dhe se ministri i brendshëm italian do të vizitojë ditët e ardhshme Tiranën. Në fakt, vetë ministri i brendshëm italian, Angelino Alfano, e paralajmëroi vizitën e tij në Tiranë.

A dështoi plani Rama për të çuar në Gjyqin e Hagës marrëveshjen e detit me Greqinë?

Postuar në 28 Nëntor, 2015 11:38

Athina është veçantërisht e shqetësuar për kursin politik që po ndjek qeveria shqiptare në raport me çështjet që mbeten pezull mes dy vendeve. Gazeta Kathimerini shkruan se ajo që pengon arritjen e një marrëveshje për kufirin detar nuk janë detajet teknike por mungesa e vullnetit politik nga Tirana zyrtare.

Kathimerini: SHBA dhe Gjermania po përgatisin ftesën e Maqedonisë në NATO

Postuar në 04 Tetor, 2015 18:10

Diplomacia greke është thellësisht e shqetësuar për qëndrimin që po mbajnë Shtetet e Bashkuara ndaj çështjes së emrit me Maqedoninë dhe perspektivës së vendit të vogël ballkanik, nisur edhe nga incidenti më i fundit në samitin e Nju Jorkut, ku Uashingtoni refuzoi kërkesën e Greqisë që Maqedonia të prezantohej me emrin e njohur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Pages

Subscribe to RSS - Kathimerini