Kathimerini

“2018, ShBA dhe BE duan Shqipërinë dhe Maqedoninë pranë Europës dhe në NATO”

Postuar në 15 Janar, 2018 11:19

Gazetari grek Alexis Papachelas shkruante dje një opinion në gazetën “Kathimerini” për zhvillimet gjeopolitike në Ballkanin Perëndimor. Ai e nis shkrimin me konsiderimin e deklaratave të Brukselit se viti 2018 do të jetë kyc për Ballkanin Perëndimor. Sipas gazetarit në fjalë Rusia është aktori që kundëpeshon politikat e BE-së në këtë rajon që shikohet më qartë në Serbi. 
Kina po hyn në lojë me projektin e Rrugës së Mëndafshit, kurse Turqia dhe disa vendev të Gjirit Persik janë duke u përpjekur të marrin në kontroll popullsinë mylimane. 

Tele-revolucionarët dhe “fundi” i protestës si mjet politik efektiv

Postuar në 28 Nëntor, 2017 12:41

Qeverisja e majtë e Alexis Tsipras, mund të shërbejë si një ilustrim shterues në rajon për llojin e politikës që ofrohet me premtime për revolucion. I ardhur në pushtet nga një e kaluar opozitare me sfond të fortë ideologjik, Tsipras dhe koalicioni i tij, morën mandat të plotë nga shoqëria greke për t’i vënë veton Europës dhe kërkesave gjermane për kursime dhe politikës së borxhit. Siç rezultoi kthesa e Tsipras ndaj kërkesës së shoqërisë greke, e cila nxori jashtë loje establishmentin e vjetër grek, ishte e paprecedentë.

Çdo shqiptar që dëshiron, mund të bëhet grek*

Postuar në 01 Nëntor, 2017 10:28

Të pyesësh për rëndësinë e flamurit të një kombi çon në po aq shumë përgjigje sa do kishim nëse do të pyesnim për nocionin e vetë kombit. Përgjigjet çojnë në shumë përfundime edhe mes njerëzve të të njëjtës familjeje ideologjike, sociale apo biologjike.

Miti i Andreas dhe vetëprojektimi i Tsipras*

Postuar në 06 Shtator, 2017 11:38

Teoria dhe praktika e të Majtës së Rinovuar të Greqisë – e cila më vonë u bë një nga forcat themeluese të Syriza(ndjekur një numër transformimesh që ndryshuan karakterin origjinal të partisë) – u formua përmes opozitarizmit me forcat e ngjashme si Partia Komuniste Greke dhe socialistët e PASOK-ut.

Lobi greko - amerikan, një fantazmë e atij që ishte dikur

Postuar në 06 Gusht, 2017 10:53

Drejtuesi i gazetës greke “Kathimerini” Alexis Papachelas i kushton sot një opinion lobit greko – amerikan. Ky i fundit është shpesh temë lajmesh edhe në Shqipëri dhe ushqen lloj- lloj alibish si për pushtetin e Tiranës, ashtu edhe për ata protagonistë të periferisë politike që ja dalin të qarkullojnë ndonjë fotografi. Për këtë arsye shkrimi i Papachelas ka një farë interesi për të hedhur dritë mbi ndryshimet që kanë ndodhur në atë që konsiderohet si lob i fuqishëm në Shtëpinë e Bardhe, por edhe strategjinë e lobimit. 

Ahmeti i “premton” Greqisë: Çështja e emrit dhe anëtarësimi në NATO si FYROM, prioritete të Shkupit

Postuar në 09 Korrik, 2017 10:29

Ali Ahmeti, kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, thotë në një intervistë për gazetën “Kathimerini” se qeveria e re e Maqedonisë ka dy prioritete: zgjidhjen e problemit të emrit me Greqinë dhe anëtarësimin në NATO. 
Zgjidhja e konfliktit për emrin është një prioritetet tona më të mëdha. Ne jemi fqinj dhe e ardhmja jonë e përbashkët është në BE. Greqia duhet të jetë fanari që do të na udhëheqë ne në BE. Ne do të anëtarësohemi në NATO me akronimin FYROM -IRFJM”, tha ai. Ahmeti ka shtuar se Shkupi nuk ka asnjë pretendim territorial ndaj Greqisë. 

 

Rreziku nga matrapazët e "patriotizmit"*

Postuar në 27 Maj, 2017 21:02

Shqiptarët shkelën flamurin grek” ulërin – dhe krijon ide të gabuar – titulli mbi ekranin e vogël, ndërkohë që prezantuesja e kanalit televiziv transmeton lajmin në mënyrë melodramatike. “Shqiptarët hoqën dhe shkelën me këmbë flamurin grek” bien dakord dhe ngrenë zërin edhe portalet informative. Ku ideja e gabuar dhe ku “retorika patriotike”?

Zbardhet telefonata me tone të larta Rama-Tsipras. Në prapavijë ka patur përplasje diplomatike mes Italisë, Austrisë e Greqisë për Shqipërinë

Postuar në 05 Dhjetor, 2016 12:36

Kur kanë kaluar më shumë se dy javë nga telefonata mes kryeministrit Rama dhe homologut të tij grek Aleksis Tsipras, gazeta "Kathimerini" ka zbardhur përmbajtjen dhe klimën e acaruar të bisedës mes tyre. Sipas saj, mesdita e 22 Nëntorit ka qenë jo pak nervoze për kryeministrin grek pas telefonatës me homologun shqiptar.

“Luftë civile” për hashashin

Postuar në 14 Nëntor, 2016 10:10

E përditshmja greke Kathimerini boton një shkrim të të dërguarit të vet në Shqipëri, ku trajton polemikat midis opozitës dhe qeverisë lidhur me kultivimin e kanabisit në vend. Shkrimi fillon me ankesën e një bletërritësi, sipas të cilit bletët ushqehen me pjalmin e fidanëve të kanabisit dhe pastaj, humbasin orientimin, nuk e gjejnë rrigën për në koshere dhe vdesin.

Kathimerini: Rama beson se e gjithë bota rrotullohet rreth tij, retorikë për të mbledhur vota

Postuar në 05 Nëntor, 2016 13:06

Gazeta e njohur greke, "Kathimerini", i kushton një editorial zhvillimeve të fundit në marrëshëniet e Greqisë me Shqipërinë. Në shkrimin e titulluar “Sindroma shqiptare”, gazetari Stavros Tzimas, evokon sundimin gjysmëshekullor komunist, kur diktatori Enver Hoxha kultivoi psikologjinë e të jetuarit në rrethim, për të mbajtur të izoluar popullin e vet.

Pages

Subscribe to RSS - Kathimerini