Kathimerini

Erdogan çorienton Oksidentin

Postuar në 13 Tetor, 2019 20:07

Presidenti turk, Reccep Tayyip Erdogan i ka lënë të gjithë me gisht në gojë me ofensivën e tij në Siri. Për sa i përket, Erdogan ka nxjerrë dy justifikime bazë: së pari krijimi i një hapësire dhe situate për kthimin e refugjatëve sirianë dhe së dyti, moslejimin e krijimit të një shteti terrorist në veri të Sirisë. 

Siguri, jo më Demokraci/Jemi rikthyer në Ballkan. Në Greqi do investojmë, Turqia është shumë e rëndësishme për Ne

Postuar në 08 Tetor, 2019 12:19

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka dhënë së fundmi një intervistë për gazetën konservatore greke, “Kathimerini”, me rastin e vizitës së tij në Greqi. I  pyetur nëse SHBA-të janë rikthyer në Ballkan, pas perceptimit se me ikjen e Barack Obamës, ato u tërhoqën nga rajoni, Pompeo shprehet prerazi se rikthimi është i sigurtë dhe madje mbi synime strategjike.

A ka Shqipëria politikë të jashtme të besueshme?

Postuar në 09 Korrik, 2019 13:22

Situata politike në Shqipëri po rrëshqet drejt komedisë së justifikueshme vetëm për një shtet të dështuar. Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka ndërmarrë vetëm dje, dy akte që kontrastojnë me qëndrimin e qeverisë së Shqipërisë, duke përcjellë mesazhe konfuzuese për autoritetin real politik në vendin tonë dhe për politikën e tij të jashtme.

Letër Mitsotakis të anullojë Marrëveshjen e Prespës

Postuar në 23 Qershor, 2019 12:11

Dhjetra personalitete greke kërkojnë nga lideri i opozitës Kyriakos Mitsotakis, që të anulojë marrëveshjen e Prespës në rast se do të jetë kryeministri i ardhshëm i Greqisë pas zgjedhjeve të 7 korrikut.

Ekstremi i djathtë ka arritur pikën e vlimit dhe duhet të derdhet

Postuar në 06 Qershor, 2019 16:25

 

Helene Glykatzi-Ahrweiler është sot 92 vjeçe. Akademikja greke që ia ka kushtuar një pjesë të jetës studimeve mbi Bizantin ka qenë gruaja e parë që ka drejtuar Universitetin e Sorbonës. Gjithashtu, ajo ka qenë edhe drejtuese në Universitetin e Europës dhe presidente e Bordit në Qendrën Kulturore Europiane në Delfi.

Nuk e ka për detyrë historia të zgjidhë problemet e të ardhmes, por thjesht të na kujtojë zgjedhjet që janë bërë në situata të ngjashme. Ajo lloj historie që na mëson vetëm një zgjidhje është e rrezikshme”, thotë ajo.

Kontrollorët e demokracisë

Postuar në 14 Maj, 2019 00:11

 

Kush – apo çfarë – janë kontrollorët(gatekeepers) e demokracisë? Çfarë bëjnë ata? Një kolege në shoqërinë civile, drejtuese e bordit të një OJQ-je, sugjeroi termin në fjalë për një konferencë të cilën do ta bashkëdrejtojmë, mbi rolin e OJQ-ve dhe qendrave studimore në promovimin e demokracisë. Termi është i zakonshëm mes teoricienvëe të shoqërisë civile dhe aktivistëve, më siguroi ajo. Në fillim kisha dyshimet e mia.

Nacionalizmi, kërcënim për idenë evropiane

Postuar në 02 Prill, 2019 16:06

Bernard-Henri Levy është një nga intelektualët më të mëdhenj të Francës së katër dekadave të fundit. Ai ka drejtuar lëvizjen Nouveaux Philosophes (Filozofët e Rinj), që u shkëput nga rrënjët e saj komuniste dhe u përpoq të krijonte një pikëpamje të re mbi marksizmin. Si interlokutor i të gjithë presidentëve francezë që nga fundi i viteve ‘70 dhe autori i 40 librave, ai ka përkrahur të ashtuquajturat "ndërhyrje humanitare" nga NATO-ja në Ballkan dhe Lindjen e Mesme.

Ata që duan të rrinë dhe Ata që duan të ikin

Postuar në 01 Prill, 2019 12:58

 

Banorët e tanishëm të kësaj toke janë të ndarë në dy kategori të mëdha. Nuk ndahen në komunistë dhe borgjezë, lodra të fuqive të huaja dhe patriotw, të krahut të djathtë dhe të krahut të majtë, monarkistë dhe demokratë. Ata ndahen në ata që duan të rrinë dhe ata që duan të largohen.

Rreziku rus, Këshilli Atlantik përjashton Shqipërinë: Në Mal të Zi, Greqi dhe Maqedoni

Postuar në 16 Mars, 2019 16:14

Zv. presidenti ekzekutiv i Këshillit Atlantik, Damon M. Wilson, ka përcjellë në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” qëndrimin e njohur se Rusia po përdor luftën hibride në Ballkan për të sulmuar demokracinë. Një arsye pse Rusia vepron në këtë mënyrë është sipas tij pamundësia e saj për të konkuruar Perëndimin, sidomos në planin ekonomik. Përça dhe polarizo, ja deviza e Russië sipas Ëilson, e cila aplikohet edhe në Ballkan. Kur vjen puna për ta lexuar qëndrimin rus në terrenin ballkanik, Wilson bën këtë përcaktim:

Politika e sotme, një sport ekstrem që mban larg njerëzit seriozë*

Postuar në 04 Shkurt, 2019 16:28

Një nga problemet më të mëdha të kohës sonë është fakti se shumë pak njerëz të respektuar duan të përfshihen në politikë apo në jetën publike në përgjithësi. 
Politika është bërë një sport ekstrem i përshtatshëm vetëm për njerëz me stomak dhe nerva të forta. Në erën e medias sociale, ajo që ne zakonisht e quajmë se është detyrë me presion të madh është shndërruar në Koloseum. Ne po dëshmojmë vrasjen e karaktereve në internet, qoftë sepse dikush i ka urdhëruar ato, qoftë sepse spektatorët duan të shohin “gjak”në arenë. 

Pages

Subscribe to RSS - Kathimerini