Erdogan çorienton Oksidentin

Postuar në 13 Tetor, 2019 20:07

Presidenti turk, Reccep Tayyip Erdogan i ka lënë të gjithë me gisht në gojë me ofensivën e tij në Siri. Për sa i përket, Erdogan ka nxjerrë dy justifikime bazë: së pari krijimi i një hapësire dhe situate për kthimin e refugjatëve sirianë dhe së dyti, moslejimin e krijimit të një shteti terrorist në veri të Sirisë. 

Duke injoruar tërësisht integritetin territorial të kësaj të fundit, Erdogan ka lënë pa opsione partnerët perëndimorë, për të cilët ka krijuar idenë se po bën punë e pista të tyre. Sesa e qartë është kjo duket te qëndrimet publike të zyrtarëve Perëndimorë dhe amerikanë. 

Tri ditë më parë, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaronte se “NATO e kupton pozitën dhe shqetësimet e Turqisë”. Sot i njëjti zyrtar thotë se rendi ndërkombëtar duhet zbatuar dhe respektuar. 

Ne e mirëpresim faktin se ShBA dhe Turqia bashkëpunojnë me patrullime dhe operacione, por ata nuk ishin të aftë të ruanin këtë bashkëpunim dhe ne tani shohim Turqinë që kryen operacione në Veriun e Sirisë pa mbështetjen amerikane. 
Turqia po ashtu informoi të gjithë anëtarët e Aleancës pak përpara se të niste operacionin. Është diskutuar edhe me parë në një takim të NATO-s

është shprehur Stoltenberg për gazetën greke “Kathimerini”. 

I pyetur për shkeljen e Traktatit të Forcave Bërthamore për Raketat me Rreze të Mesme, sekretari i Përgjithshëm i Aleancës ka bërë të ditur se Perëndimi nuk do të dislokojë raketa bërthamore në Europë. 

Lidhur me Ballkanin, Stoltenberg ka shfaqur entuziazëm dhe optimizëm për anëtarësimin e afërt të Maqedonisë së Veriut në NATO, ka premtuar bashkëpunim më të thellë me Bosnje – Hercegovinën dhe ka treguar respekt për politikën e neutralitetit ushtarak të Serbisë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.