“2018, ShBA dhe BE duan Shqipërinë dhe Maqedoninë pranë Europës dhe në NATO”

Postuar në 15 Janar, 2018 11:19

Gazetari grek Alexis Papachelas shkruante dje një opinion në gazetën “Kathimerini” për zhvillimet gjeopolitike në Ballkanin Perëndimor. Ai e nis shkrimin me konsiderimin e deklaratave të Brukselit se viti 2018 do të jetë kyc për Ballkanin Perëndimor. Sipas gazetarit në fjalë Rusia është aktori që kundëpeshon politikat e BE-së në këtë rajon që shikohet më qartë në Serbi. 
Kina po hyn në lojë me projektin e Rrugës së Mëndafshit, kurse Turqia dhe disa vendev të Gjirit Persik janë duke u përpjekur të marrin në kontroll popullsinë mylimane. 

Perspektiva europiane e BP, varet nga zgjidhja e konflikteve ndërkohë që lojën e ndërlikon kompleksiteti i administratës Trump që krijon idenë se ShBA është, por edhe nuk është e përfshirë në lojën gjeopolitike. 

“Fakti është se ShBA ndërhynë përmes një diplomati të nivelit të mesëm për të zhbllokuar krizën politike në Shkup. ShBA ka ndikim dhe njohje të rajonit, por nuk është e qartë ende sa rëndësi do t’i japë. Deri më tani duket se llogaria ballkanike menaxhohet nga zv.presidenti Mike Pence”, shkruan Papachelas. 

Sipas tij loja e Greqisë është vetëm loja europiane, përcaktim që na intereson edhe këtu në Shqipëri, për shkak se konteksti europian i qasjes nga Athina lehtëson çdo negociim me vendin tonë për çështje të hapura. E sigurtë është se ShBA dhe BE e duan Maqedoninë në NATO dhe bashkë me të edhe Shqipërinë të hapë negociatat për pranim në BE këtë vit. Këtë shkruan gazetari që zbardh deri diku lëmshin e interesave që po përshpejtojnë edhe hapjen e sforcuar të BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor, rajon të cilin duket qartë se mezi e përtyp si pjesë të Europës.

http://www.ekathimerini.com/224883/opinion/ekathimerini/comment/geopolitical-poker-in-the-western-balkans

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.