A dështoi plani Rama për të çuar në Gjyqin e Hagës marrëveshjen e detit me Greqinë?

Postuar në 28 Nëntor, 2015 11:38

Athina është veçantërisht e shqetësuar për kursin politik që po ndjek qeveria shqiptare në raport me çështjet që mbeten pezull mes dy vendeve. Gazeta Kathimerini shkruan se ajo që pengon arritjen e një marrëveshje për kufirin detar nuk janë detajet teknike por mungesa e vullnetit politik nga Tirana zyrtare.
Burime të besueshme i thanë gazetës se qeveria shqiptare ka dashur t'i paraprijë një beteje ligjore në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës për këtë çështje, duke synuar të përfitojë nga nervozizmi i palës greke të krijuar si pasojë e zvarritjes së çështjes. Në një shkrim të pak ditëve më parë gazeta thekson se qeveria shqiptare i është drejtuar para pak muajsh një studio ligjore për të shqyrtuar shanset e një vendimi pozitiv për Shqipërinë në rast të dërgimit të çështjes në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës. Po ashtu Kathimerini thotë se qeveria Rama ka kërkuar konsulencën ligjore të një prej degëve të studios së njohur amerikane LATHAM+ëATKINS në Kanada. Drejtues i saj është Robert Voltera, i cili gëzon respekt në qarqet juridike dhe Gjykatën Ndërkombëtare.
Gazeta shkruan se Tirana dështoi në planin për ta çuar çështjen në Hagë, e kushtëzuar nga lëvizjet e Athinës që ishte informuar mbi synimet e palës shqiptare. Qeveria greke iu drejtua me një notë Organizatës së Kombeve të Bashkuara ku kërkoi të mos i njohë nga Gjykatës së Hagës kompetencën për të gjykuar padi të shteteve që lidhen me integritetin e ujërave territoriale dhe çështje të mbrojtjes së ishujve. Gazeta citon burime qeveritare të cilat thonë se Tirana ndjek një retorikë të ngjashme me atë të Turqisë kur flet për veprime të njëanshme të palës greke. Spas Kathimerini, qeveria greke i ka kërkuar Shteteve të Bashkuara të ushtrojë presion ndaj kryeministrit Rama të tërhiqet nga një politikë e tillë, por deri më tani Uashingtoni nuk ka vepruar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.