Kathimerini: Hera e parë pas 1940 që në kufirin greko-shqiptar do dislokohen trupa italiane

Postuar në 11 Mars, 2016 10:45

Mediat greke paralajmërojnë mbi mundësinë e hapjes së “korridorit të Adriatikut” për refugjatët. Ky korridor nënkupton kalimin e refugjatëve në Shqipëri dhe prej andej në Itali. Sipas tyre Komisioni Europian dhe qeveria italiane ndodhen në gatishmëri, megjithëse ende nuk ka shenja se kjo do të ndodhë. Gjithsesi, citohen burime nga Komisioni Europian, sipas të cilave, Brukseli po “përgatit një plan emergjence”, dhe se ministri i brendshëm italian do të vizitojë ditët e ardhshme Tiranën. Në fakt, vetë ministri i brendshëm italian, Angelino Alfano, e paralajmëroi vizitën e tij në Tiranë.
Mediat greke ndërkaq kanë komentuar edhe vendimin për patrullime të përbashkëta të policisë shqiptare dhe asaj italiane në kufirin me Greqinë. Nën titullin intrigues, “Kjarabinierë italianë në kufirin Greqi-Shqipëri”, e përditshmja Kathimerini shkruan të premten se “është hera e parë që nga lufta italo-greke e vitit 1940, që në kufirin greko-shqiptar po dislokohen njësi të armatosura italiane”.
Gjithsesi, mediat greke nënvizojnë se Italia po nxiton t’i ofrojë ndihmë Tiranës, pasi Roma është e shqetësuar se një përzgjedhje e mundshme e Shqipëprisë si vend tranzit nga karvanet e refugjatëve, do t’i shpinte ata, përmes detit Adriatik, në territorin italian.

http://www.kathimerini.gr/852712/article/epikairothta/politikh/frazoyn-s...

Comments

Submitted by Profesori (not verified) on

Eshte nje situate, sa prevenuese, aq edhe e rrezikshme provokative.
Probabiliteti eshte i larte.
Greket kane afruar trupa ushtarake ne kufirin tone, duke i dislokuar ne ish repartet ushtarake te kohes se luftes se ftohte.
Ata akoma kane ne fuqi ligjin e luftes me Shqiperine qysh ne vitin l940, mbasi Italia fashiste, sulmoi Greqine, nepermjet tokes tone. Ama, kusurin e Italise, po na e mbajne neve Greket.
Duhet vemendje dhe ekuiliber jashtezakonisht te madh dhe me shume mencuri

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.