Kathimerini: SHBA dhe Gjermania po përgatisin ftesën e Maqedonisë në NATO

Postuar në 04 Tetor, 2015 18:10

Diplomacia greke është thellësisht e shqetësuar për qëndrimin që po mbajnë Shtetet e Bashkuara ndaj çështjes së emrit me Maqedoninë dhe perspektivës së vendit të vogël ballkanik, nisur edhe nga incidenti më i fundit në samitin e Nju Jorkut, ku Uashingtoni refuzoi kërkesën e Greqisë që Maqedonia të prezantohej me emrin e njohur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Dy letra të ambasadorëve grekë në Shkup dhe Uashington drejtuar Athinës flasin për një plan amerikano-gjerman të anëtarësimit së shpejti të Maqedonisë në NATO. Gazeta greke “Kathimerini” ka zbardhur një pjesë të këtyre letrave, ku lihet të nënkuptohet se Uashingtoni është duke përshpejtuar përpjekjet për të anëtarësuar Maqedoninë sa më shpejt në Aleancën e Atlantikut të Veriut.

Letra e ambasadorit grek në Shkup I referohet vizitës së sekretares amerikanë Victoria Nulland në 13 Korrik në Shkup dhe mesazheve që ajo la për drejtuesit politikë të vendit. “Mesazhet kryesore të zonjës Nulland ishin se “ka ardhur koha t’i jepet fund krizës politike. Europa dhe NATO ju presin, kështu që nuk duhet të humbisni mundësinë të zbatoni reformat që ju rekomandohen nga Bashkimi Evropian dhe pasi të keni avancuar me mbështetjen tonë do të angazhohemi për zgjidhjen e cëcshtjes së emrit”-shkruan ambasadori grek në Shkup.

Për “Kathimerini” kushti I vendosur nga zonja Nulland që Shtetet e Bashkuara të  angazhoheshin seriozisht në zgjidhjen e çështjes së emrit ishte zbatimi i marrëveshjes ndërpartiake për mirëfunksionimin e parlamentit dhe  zbatimi i reformave të kërkuara nga BE. Megjithë avancimin në këtë drejtim, diplomatët grekë thonë se Uashingtoni nuk po bën asgjë për zgjidhjen e çështjes së emrit, por sipas “Kathimerini” po avancon në në planin e mbështetur edhe nga Gjermania përmes komisionerit Johanes Hahn për anëtërsimin e Maqedonisë në NATO dhe një ftesë që Shkupi mund ta marrë në samitin e lartë të aleancës në pranverë.

http://www.kathimerini.gr/833456/article/epikairothta/politikh/dromologh...

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.