edi rama

Nën mbrojtje politike direkte

Postuar në 31 Tetor, 2017 12:30

Kryeministri ka zgjedhur të hapë ditën e tij të komunikimit dixhital me një video të postuar dje në profiling Facebook të Sajmir Tahirit. Një video metaforike për të vërtetën siç e shohin dhe e kërkojnë Tahiri me të vetët. Ky është mesazhi direkt i mbrojtjes së ish-vartësit,  duke njoftuar në distancë prokurorinë se për çështjen “Tahiri” pushteti politik po invstohet tërësisht. Loja e vogël e kryeministrit vjen pak orë pas intervistës së ish-ministrit të Brendshëm, të cilën me siguri, z. Rama e lexon, dëgjon dhe kupton ndryshe nga të tjerët.

Kryeministri i parapriu largimit të kreut të SHISH(video)

Postuar në 30 Tetor, 2017 14:05

Një shans i humbur*

Postuar në 27 Tetor, 2017 22:30

Para ca kohësh u nda nga jeta Albanologu gjerman Robert Elsie, të cilin e kisha takuar jo më shumë se dy apo tre herë, në jetën time. Iku Elsie një shqiptardashës i rëndësishëm dhe në Shqipëri nuk më ngjau se u ndez ndonjë qiri domethënës mirënjohjeje për të. 
Njerëzit ikin dhe vijnë në këtë botë në mënyrë të mistershme, kështu është në të vërtetë, pavarësisht se ne nuk duam dhe pavarësisht se i bindemi kësaj ligjësie me turfullimë, si viçat drejt therrtores.

+++

Sot fyerje është mbrojtja e Sajmir Tahirit

Postuar në 25 Tetor, 2017 20:44

Shkurt fare. 
Të gjithë pamë sot kryeministrin të kapej me gazetarët duke dëshmuar ngarkesat emocionale apo aktoriale të tij në raport me mediat. Kush ka punuar në media e mban mend këtë skeç personal të ketë patur episode të shumta. 

Qëndrimi I kryeministrit në mbrëmje se ai nuk sheh asgjë fyese në sjelljen e tij sot nuk duhet të habisë askënd. Dhe as të shqetësojë njeri. Edhe pse përmes deputetes Vasilika Hysi, qeveria po synon të riaktivizojë nismën e vet për norma të reja në median online. 

Ndihmojeni, por ndryshe

Postuar në 25 Tetor, 2017 14:28

Çështja e Sajmir Tahirit i merr me vete të gjitha sëmundjet e shoqërisë shqiptare. Ajo na rrëfen historinë e suksesit të kanabisit, të kthimit të tij në ekonomi kombëtare. Na rrëfen penetrimin e krimit në nivele të larta, për veprime apo mosveprime të policisë, na thotë shumë për dështimin e policisë, e cila edhe nëse nuk është e implikuar në këtë aferë, ka dështuar me faktin se në 4 vjet nuk ka pikasur grupin e Habilajt. Kjo rezulton të paktën nga përgjimet e dorëzuara nga pala italiane.

Kryeministri kundër arrestimit të Sajmir Tahirit

Postuar në 23 Tetor, 2017 09:30

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar socialist se qëndrimi politik i kësaj force politike për çështjen “Tahiri” e refuzon arrestimin e tij sipas kërkesës së prokurorisë së krimeve të rënda, paraqitur javën e shkuar në Këshillin e Mandateve.

Njëri gozhdës, tjetri patkoit: "Policia sulmohet nga mediat". Ministri: "Vetting policisë nga të inkriminuarit"

Postuar në 22 Tetor, 2017 11:48

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Fatmir Xhafa kanë organizuar sot një takim me trupën e policisë për të përcjellë disa mesazhe pas asaj që po ndodh me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Fjala e kryeministrit, përveç faktit se merr në mbrojtje policinë, nuk ka asnjë rëndësi në raport me seriozitetin që pritej në këtë rast. Z. Rama është marrë me mediat, të cilatbsas tij kanë dhjetëfishuar sulmet ndaj policisë në këto katër vjet.

Çështja “Tahiri” dhe hapja e negociatave me BE-në

Postuar në 21 Tetor, 2017 16:15

Qevesisë  aktuale të drejtuar nga Edi Rama, nëse nuk do të thyhet në mes të rrugës, I ka mbetur vetëm një objektiv që të mund të përligjë një lloj legjitimiteti mora: hapja e negociatave të anëtarësimit në BE. Magjia propagandistike e të qenit ndryshe nga kundërshtari politik nuk vlen më në kushtet kur dyshimi i përhershëm për implikime në nivel të lartë qeveritar me trafikun e drogës po infekton masivisht besimin e njerëzve.

Kujtesë/"Dritën e të vërtetës s’e kam as unë, as qeveria, as partia. E ka vetëm drejtësia"

Postuar në 20 Tetor, 2017 13:03

Në këto momente kur Komisioni i Mandateve vendos nëse do të pranojë apo jo kërkesën e Prokurorisë për imunitetin e mandej arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, po del në pah një kurs i ri i Partisë Socialiste. Ndonëse Tahiri dje deklaroi se kishte parashikuar arrestimin dhe burgosjen, ndonëse nuk kërkonte mbrojtjen e askujt, qëndrimi i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafa dhe përfaqësuesve të PS-së në Këshill po dëshmon se “partia po e mbron Sajmirin”.

"Nuk jap dorëheqjen. Përgjegjësia është individuale"

Postuar në 17 Tetor, 2017 23:34

Kryeministri Edi Rama ka bërë të qartë se nuk ka ndërmen të japë dorëheqjen të cilën po ja kërkon së fundmi opozita. Nuk ka një qëndrim zyrtar për këtë, por Rama i është rikthyer komunikimit me ndjekësit në Facebook, duke sqaruar se cilat do jenë qëndrimet e tij. Në disa prej reagimeve kryeministri thotë:

Pages

Subscribe to RSS - edi rama