Njëri gozhdës, tjetri patkoit: "Policia sulmohet nga mediat". Ministri: "Vetting policisë nga të inkriminuarit"

Postuar në 22 Tetor, 2017 11:48

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Fatmir Xhafa kanë organizuar sot një takim me trupën e policisë për të përcjellë disa mesazhe pas asaj që po ndodh me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Fjala e kryeministrit, përveç faktit se merr në mbrojtje policinë, nuk ka asnjë rëndësi në raport me seriozitetin që pritej në këtë rast. Z. Rama është marrë me mediat, të cilatbsas tij kanë dhjetëfishuar sulmet ndaj policisë në këto katër vjet. E ndërkohë që sillte rekordet pozitive të “policisë së duam”, për t’ja lënë problemet themelore të saj, fantazisë mediatike dhe kurrizit të njerëzve që i provojnë, ministri I Brendshëm ka folur ndryshe. 
z. Xhafa a folur për vettingun në polici, për pastrimin e saj nga të paaftët dhe të inkriminuarit duke apeluar për përgjegjshmëri dhe ndërgjegjshmëri. 
“Vettingu nuk është një zotim i imi thjesht e vetëm si vazhdimësi e procesit të reformimit të drejtësisë, përfshi edhe drejtësinë penale, apo për të fituar kredo politike qeveria ku unë bëj pjesë. Ky proces synon të pastrojë sa më shumë të jetë e mundur policinë nga njerëzit e korruptuar dhe inkriminuar në radhë të parë, si edhe të largojë të paaftët nga kjo organizatë. Nga ana tjetër është rasti të theksoj dhe ju të mbani fort në vëmendje që procesi i Vetting-ut njëkohësisht dhe para së gjithash synon të promovojë dhe “të nxjerrë në dritë” të gjithë ata djem dhe vajza, burra dhe gra të ndershëm, profesionistë dhe me integritet të cilët shërbejnë dhe drejtojnë sot në Policinë e Shtetit. Ne do të mbështesim, promovojmë dhe punojmë fort me këtë grup profesionistësh dhe njerëzish me integritet për të rikonfirmuar besimin e qytetarëve tek Policia e Shtetit, besim i cili është lëkundur me ngjarjet e muajve të fundit”, tha ministri. 
Pra policia po reformohet pse ka probleme të mëdha, të cilat kurrsesi nuk janë shpikje e mediave, por konfirmim i problemeve të saj. Një polici e inkriminuar e cila nuk e shpëton jashtë përgjegjësisë një ish-ministër të cilit sot i është hedhur salvaxhentja e shpëtimit nga kryeministri që e konsideron çdo qytetar të pagojë, pa vesh dhe sy, për atë që ka folur, dëgjuar dhe parë.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.