edi rama

Fushatë? Ahengxhiu u shpjegon sehirxhinjve Ilir Metën dhe Lulzim Bashën

Postuar në 23 Qershor, 2019 17:27

Një kapele në kokë me një numër sipër, këmishë e hapur, t-shirt, pantallona, tuta apo çitjane dhe mbathur me këpucë, atlete apo nallane, qytet më qytet, e fshat më fshat, biri i Shqipërisë, Edi Rama ka nisur fushatën elektorale.

Ai që i duhet Shqipërisë, shqiptarëve, për të qeshur, apo për të shtyrë ca orë në këtë sezon papunësie absolute. Papunësi llafesh, papunësi parlamentare, papunësi në drogë. Kohën na e zë Kryeministri.

Së shpejti në treg "Avadan", libri i ri i Kryeministrit Rama

Postuar në 21 Qershor, 2019 14:26

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të publikojë së shpejti një libër të ri që ngërthen dhe komenton zhvillimet politike. Njësoj si me librin e parë të tij të njohur ndërkombëtarisht, “Kurban”, edhe ky reflektim do të bazohet mbi personazhet politike të vendit, duke ofruar në të njëjtën kohë sa një vëzhgim, aq edhe një kritikë, sa një analizë, aq edhe një lloj testamenti politik qytetar.

“Avadan” do të quhet libri dhe përqendrohet kryesisht mbi dy krizat e fundit, atë të vitit 2017 dhe krizën aktuale.

Mbrohen duke sulmuar ata që i hodhën baltë gjithë Shqipërisë

Postuar në 20 Qershor, 2019 13:04

Socialistët kanë vendosur të bëjnë atë që do bënte çdo i dëshpëruar: të mbrohen duke sulmuar. Sot zv. kryeministri Erjon Braçe ka hedhur poshtë faktin se në përgjimet e publikuara nga gazeta “Bild” ka ndonjë akuzë, duke interpretuar se në këto materiale nuk provohet asgjëkundi blerja apo vjedhja e votave.

Kryeministri: Gjykata Kushtetuese dhe e Lartë u pastruan nga llumi. Gabimi, jo i yni, por i sistemit

Postuar në 19 Qershor, 2019 22:52

Thotë kryeministri në intervistën e sotme në TVSh:

E mbajmë mend sesi dikur kërkonte falje për ndryshimet e Kushtetutës, sesi deklaronte se përgjegjësia për aleancën me Ilir Metën ishte e tija. Sot zotëria po bën reformë, po pastron hauret e Avgjisë që i kishte krijuar me duart e veta. A mundet të ketë një njeri serioz që t’i besojë këtij zotërie?

Qeveria mban të fshehtë mesazhin e urimit të Assad. Kërkon ndihmë nga Turqia për të kuptuar arsyet

Postuar në 18 Qershor, 2019 15:54

Qeveria shqiptare ka fshehur dhe mbajtur larg mediave një mesazh të presidentit sirian Bashar al Assad. Sipas burimeve shumë të sigurta që flasin për redaksinë e “Të Kripura”, mesazhi është dërguar me rastine Ditës së Dëshmorëve, më 5 maj dhe ai përmban urimet në emër të popullit sirian, por deri dikur shpreh edhe solidaritetin e Damaskut zyrtar me qeverinë e z. Edi Rama. Në letrën e tij, Assad shkruan se shqiptarët janë një popull me histori të lashtë dhe krenare, Siria vetë ka përfituar nga kontributi i shqiptarëve në shekuj, një numër jo i vogël i të cilëve ka gjetur strehë në atë vend.

Edi Rama është krimineli perfekt, por kjo situatë nuk shpjegohet vetëm me të

Postuar në 17 Qershor, 2019 21:41

Kryetari i Partisë Demokratike LUlzim Basha ka dalë sot në mbrëmje në një konferencë për shtyp për të folur për atë që ka ndodhur së fundmi me përgjimet e publikuara nga gazeta “Bild”. Në një fjalë të hapur, Basha e ka quajtur Edi Ramën si kriminelin perfekt të një sistemi që ka kapur Shqipërinë.

Duke pranuar se kjo që ka ndodhur nuk shpjegohet vetëm me Edi Ramën, por me një sërë dështimesh edhe të PD-së për t’u marrë me korrupsionin, Basha ka deklaruar se vendi tanimë ka nevojë për reforma reale, kushtetuese, por edhe të partive politike.

Metabolikët e çdo pushteti

Postuar në 15 Qershor, 2019 17:34

Kur diskutohej zgjedhja e Presidentit të ri në vitin 2012, Ilir Meta, asokohe kryetar i LSI-së dhe një njeri në koalicion me PD-në, deklaronte ndër të tjera se ka patur shumë njerëz që e kishin refuzuar kandidimin për president. Zoti Meta nuk dha emra, por zbuloi një fakt politik që kalon pa u vënë re: Refuzimin.

Mbetemi të fundit edhe në Ballkanin Perëndimor

Postuar në 15 Qershor, 2019 16:25

Një deklaratë e presidentit maqedonas Pendarovski që ka kërkuar që procesi i vlerësimit të Maqedonisë së Veriut për integrimin në Europë të ndahet nga Shqipëria ka prishur humorin në Tiranë. Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka reaguar sot duke e cilësuar qëndrimin e Shkupit zyrtar si të pavend dhe jo praktik.

Terapia e njohur për socialistët "fajin e ka Saliu" adoptohet si politikë zyrtare

Postuar në 13 Qershor, 2019 12:30

Kryeministri ka folur sot në Parlament për krizën duke përsëritur ato që ka thënë thuajse çdo ditë.

Tre hapa para, apo ka hyrë në trehapësh?

Postuar në 12 Qershor, 2019 14:24

Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama deklaroi në një takim me simpatizantë të Partisë Socialiste, se ai e ka ditur që presidenti Ilir Meta do të anullonte zgjedhjet.

Unë jam tre hapa para tyre gjithnjë

u mburr Kryeministri.

Pages

Subscribe to RSS - edi rama