edi rama

Tre hapa para, apo ka hyrë në trehapësh?

Postuar në 12 Qershor, 2019 14:24

Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama deklaroi në një takim me simpatizantë të Partisë Socialiste, se ai e ka ditur që presidenti Ilir Meta do të anullonte zgjedhjet.

Unë jam tre hapa para tyre gjithnjë

u mburr Kryeministri.

Pse nuk i tremb reforma në drejtësi socialistët e koncesioneve?

Postuar në 09 Qershor, 2019 12:06

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar sot shkarkimin e Ilir Metës si President i Republikës. Duke folur nga Burreli ai ndër të tjera tha:

Dje Ilir Meta  e ka shkuar fatin e tij si një president që e ka humbur të drejtën të qëndrojë në këtë zyrë dhe jo sepse kështu them unë por sepse kjo që shikoni është dhe do jetë pasqyra e një të vërtete do t’iu bëhet shumë e qartë. Kjo luftë nuk është për Bashkitë.

Kur qeveris si operator turistik

Postuar në 08 Qershor, 2019 15:54

Sot një zyrtar i Departamentit Amerikan të Shtetit, Mathew Palmer ka dhënë një intervistë përmes së cilës ka cilësuar se dhuna është e papranueshme në protestat e opozitës. Ky është një qëndrim publik që nuk ka nevojë për komente. Në fund të fundit, edhe në zona ku SHBA financon grupe që reagojnë me dhunë, apelojnë kundër dhunës. Ndaj qëndrime të kësaj natyre nuk kanë shumë nevojë për interpretim. Por kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nuk e ka lënë rastin t’i ikë, duke tentuar të përdorë një deklaratë të tillë kundër protestës së sotme të opozitës.

Sovrani nuk ka çfarë të thotë

Postuar në 07 Qershor, 2019 23:15

Kryeministri Rama ka nisur fushatën elektorale. Të paktën kështu njoftohet zyrtarisht. Njëherë në Lezhë, pastaj në Kurbin, një ditë tjetër në Cërrik, z. Rama shfaqet i rrethuar nga njerëz që mbajnë në duar flamuj të cilëve u shpjegon situatën dhe u premton ndryshimin. 

Është një teatër absurd ku luajnë dy palë të ngujuara në botët e tyre. Z. Rama ngjan si dikush që ka bindur veten se është në të drejtën e Zotit dhe njerëzisë që të vazhdojë detyrën dhe se nuk ka asgjë që e kërcënon mandatin e tij. Legjitimitetin e tij. 

Mbrojtje politike që mban erë

Postuar në 07 Qershor, 2019 12:49

Kryeministri Edi Rama e ka humbur tashmë betejën e imazhit. Ndonëse ky është një proces që mund të pritet në njerëz që rrinë gjatë në pushtet, natyra spektakolare e skandaleve që dalin në media kanë vënë një njollë të madhe mbi vetë qeverisjen e z. Rama dhe pasojat e saj. Së fundmi, kryeministri është përfshirë personalisht në diskutimin për dosjen 339 ku figuron I implikuar në përgjime z. Vangjush Dako. Z.

Me koncesion sepse “shteti nuk ka lekë”? Pse u anullua Thumanë-Kashar?

Postuar në 02 Qershor, 2019 19:52

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot nga Lezha se rruga Milot - Blldren u dha me koncesion sepse shteti nuk ka kapitalet e duhura.

Do ta ndërtojmë vetëm, do ta ndërtojmë shpejt, për 30 muaj  dhe do ta paguajmë për 13 vjet, me PPP, siç thonë ata vjedhje. Se ku është vjedhja tani, kur një privat do financojë me një kapital të vetin që shteti nuk e ka, dhe pastaj vit pas viti qeveria do ta shlyej, patjetër se nuk bëhet për bamirësi

ka thënë kryeministri?

Dy pyetje: 

Provokimet dylekëshe të njeriut që shkatërroi Kushtetutën

Postuar në 01 Qershor, 2019 18:27

30 vjet jan boll për t’i dhënë fund lojërave demokratike në dëm të shtetit demokratik

Kjo është një deklaratë e kryeministit Edi Rama në hapjen e fushatës elektorale sot në Tiranë. 
Zoti Rama e ka për strategji komunikimi mënyrën provokative. Sepse një njeri që kërkon të provokojë e bën këtë sepse nuk ka se çfarë të thotë realisht.

Zgjedhjet nuk legjitimohen me letra dhe nga një njeri i vetëm

Postuar në 01 Qershor, 2019 10:35

Edi Rama u është drejtuar sot demokratëve me një letër publike në të cilën zhdërvjelltëson me sintaksën e vet të zakonshme lojën e zgjedhjeve të vitit 2017. Çështja është te legjitimiteti i procesit zgjedhor pa opozitën që përbën në fakt pikën kritike në situatën e tanishme politike në vend.

Ndër të tjera z. Rama shkruan: 

Po, kam 21 vjet në politikë, por nuk largohem

Postuar në 31 Maj, 2019 00:30

Kryeministri i vendit është pyetur dje në një intervistë televizive në Top Channel nëse e mendon apo jo largimin nga politika për shkak se ka 21 vjet brenda saj. Përgjigja e Edi Ramës është si më poshtë vijon: 

Projekte që po groposin vendin

Postuar në 30 Maj, 2019 14:39

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duket se është i vendosur që gënjeshtrën ta shndërrojë në standard të raportit të tij me qytetarët shqiptarë. Gjatë fjalës së tij të sotme në Parlament, z. Rama ka mbrojtur dy koncesionet më të fundit që kapin shifrën e 260 milionë eurove për dy rrugë 30km. 

Pages

Subscribe to RSS - edi rama