Me koncesion sepse “shteti nuk ka lekë”? Pse u anullua Thumanë-Kashar?

Postuar në 02 Qershor, 2019 19:52

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot nga Lezha se rruga Milot - Blldren u dha me koncesion sepse shteti nuk ka kapitalet e duhura.

Do ta ndërtojmë vetëm, do ta ndërtojmë shpejt, për 30 muaj  dhe do ta paguajmë për 13 vjet, me PPP, siç thonë ata vjedhje. Se ku është vjedhja tani, kur një privat do financojë me një kapital të vetin që shteti nuk e ka, dhe pastaj vit pas viti qeveria do ta shlyej, patjetër se nuk bëhet për bamirësi

ka thënë kryeministri?

Dy pyetje: 

1.    A është kostoja e përligjur për këtë koncesion? 
2.    Pse u anullua koncesioni Thumanë-Kashar ?
Nuk ecet gjatë me gënjeshtra sidomos kur bëhet fjalë për qindra milionë euro. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.