Pse nuk i tremb reforma në drejtësi socialistët e koncesioneve?

Postuar në 09 Qershor, 2019 12:06

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar sot shkarkimin e Ilir Metës si President i Republikës. Duke folur nga Burreli ai ndër të tjera tha:

Dje Ilir Meta  e ka shkuar fatin e tij si një president që e ka humbur të drejtën të qëndrojë në këtë zyrë dhe jo sepse kështu them unë por sepse kjo që shikoni është dhe do jetë pasqyra e një të vërtete do t’iu bëhet shumë e qartë. Kjo luftë nuk është për Bashkitë.

Gjithë kjo orvatje për ta çuar Shqipërinë në orvatje nuk bëhet për disa bashki por sepse kërkohet një pazar për të varrosur reformën në drejtësi.

Kërkohet rrëmujë për të goditur të vetmen forcë që do të jetë mbështetësja e reformës në drejtësi dhe e zbatimit të saj për të kaluar nga ligjet te gjyqet. Ilir Meta mund të bëjë një dekret për t’i shpallur luftë Amerikës por kjo është e pa logjikshme

 

Z. Rama e ka zakon që të përdorë fraza që kumbojnë disi, ndaj ky mesazh i tij do marrë me rezervë, për arsyen e thjeshtë se nuk ka aktualisht mundësi kushtetuese për ta shkarkuar Metën.

Nga ana tjetër riciklimi i argumentit të reformës në drejtësi, nga e cila ka frikë një pjesë e politikës është shenjë e keqe. Sepse është e pakuptueshme sesi një reformë e vërtetë në drejtësi nuk tremb Kryeministrin e tanishëm, Taulant Ballën, Erion Veliajn, Damian Gjiknurin dhe një sërë drejtorësh të agjencive qeveritare. Zoti Rama përpiqet të bashkojë me fjalën e tij ata që duket se i përkëdhel si “shqiptarë të mirë”, por në të vërtetë sa herë që flet aid he të tijët, vetëm e ndajnë këtë vend.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.