Qeveria mban të fshehtë mesazhin e urimit të Assad. Kërkon ndihmë nga Turqia për të kuptuar arsyet

Postuar në 18 Qershor, 2019 15:54

Qeveria shqiptare ka fshehur dhe mbajtur larg mediave një mesazh të presidentit sirian Bashar al Assad. Sipas burimeve shumë të sigurta që flasin për redaksinë e “Të Kripura”, mesazhi është dërguar me rastine Ditës së Dëshmorëve, më 5 maj dhe ai përmban urimet në emër të popullit sirian, por deri dikur shpreh edhe solidaritetin e Damaskut zyrtar me qeverinë e z. Edi Rama. Në letrën e tij, Assad shkruan se shqiptarët janë një popull me histori të lashtë dhe krenare, Siria vetë ka përfituar nga kontributi i shqiptarëve në shekuj, një numër jo i vogël i të cilëve ka gjetur strehë në atë vend. Nga ana tjetër Assad i ka kujtuar kryeministrit Edi Rama edhe kontributet e Sirisë në zhvillimet demokratike të vendit tonë.

Më lejoni shkëlqesi të vë në dukje një fakt. Ishin armët kimike siriane, ato që rizgjuan ndjenjën e reagimit qytetar në Tiranë dhe që konverguan me vullnetin tuaj për t’i thënë jo presionit perëndmor

shkruan ndër të tjera Assad.

Ironi apo çfarë? Nuk është e qartë, por më tej burimet shtojnë se në mesazhin e vet Assad bashkohet me qeverinë e z. Rama për përballimin e situatës së tanishme politike.

Duket sikur jemi larg, por bota e sotme, teknologjia, na bashkon ashtu siç na ka bashkuar shpesh historia. Ajo që ndodh në Tiranë ka elementë të ngjashëm me ato që ndodhën në Siri në vitin 2011. Më besoni Shkëlqesi se unë e di më mirë se shumëkush tjetër se çdo të thotë dhe se çfarë pasojash ka një vend kur protesta të kurdisura nga aktorë të huaj keqkuptohen qëllimisht, apo keqinterpretohen si lëvizje për demokraci

vijon Assad.

Burimet thonë se mesazhi i presidentit sirian ka qenë një befasi edhe për kryeministrinë shqiptare që nuk ka thuajse asnjë kontakt me Damaskun zyrtar. Z. Rama ka urdhëruar mbajtjen të fshehtë të tij për të shmangur çdo keqkuptim nga partnerët perëndimorë dhe ka kërkuar që të hetohet arsyeja e këtij telegrami duke iu drejtuar për ndihmë Ankarasë zyrtare.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.