Edi Rama është krimineli perfekt, por kjo situatë nuk shpjegohet vetëm me të

Postuar në 17 Qershor, 2019 21:41

Kryetari i Partisë Demokratike LUlzim Basha ka dalë sot në mbrëmje në një konferencë për shtyp për të folur për atë që ka ndodhur së fundmi me përgjimet e publikuara nga gazeta “Bild”. Në një fjalë të hapur, Basha e ka quajtur Edi Ramën si kriminelin perfekt të një sistemi që ka kapur Shqipërinë.

Duke pranuar se kjo që ka ndodhur nuk shpjegohet vetëm me Edi Ramën, por me një sërë dështimesh edhe të PD-së për t’u marrë me korrupsionin, Basha ka deklaruar se vendi tanimë ka nevojë për reforma reale, kushtetuese, por edhe të partive politike.

Basha e ka quajtur vendimin e marrë për të dalë nga Parlamenti dhe për të bojkotuar zgjedhjet sit ë drejtë sidomos tani që përgjimet kanë provuar sipas tij vjedhjen e zgjedhjeve. Në emër të kësaj gjendjeje dhe nevojës për ta ndryshuar atë ai ka ftuar qytetarët në një manifestim ditën e premte për të provuar se ata që duan Europën janë shumicë në Shqipëri.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.