bota

Parisi pranon përfshirjen e mercenarëve francezë në radhët e ushtrisë ukrainase

Postuar në 20 Janar, 2024 13:03

Ministri francez i Mbrojtjes pranoi përfshirjen e disa shtetasve francezë në radhët e ushtrisë ukrainase, por shtoi se shteti nuk mund të bëjë asgjë për t’i ndaluar. Deklarata e Sebastien Lecornu hedh poshtë një të tillë të mëparshme nga Ministria e Jashtme, sipas të cilës Parisi nuk ka mercenarë në Kiev dhe askund tjetër.

Putin mund të sulmojë NATO-n brenda 5 viteve të ardhshme

Postuar në 19 Janar, 2024 18:42

Vladimir Putin mund të sulmojë aleancën ushtarake të NATO-s në më pak se një dekadë, paralajmëron ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius.

"Ne dëgjojmë kërcënime nga Kremlini pothuajse çdo ditë ... kështu që duhet të kemi parasysh se Vladimir Putin mund të sulmojë edhe një vend të NATO-s një ditë," i tha Pistorius gazetës gjermane Der Tagesspiegel..

Vendimi i parë ndaj Tusk: Shkeli Kushtetutën me shkarkimin e drejtuesve të televizionit shtetëror

Postuar në 19 Janar, 2024 17:41

Gjykata më e lartë e Polonisë e cilësoi antikushtetues vendimin e kryeministrit të ri polak për të shkarkuar drejtuesit e televizionit, radios dhe agjencisë shtetërore të lajmeve, vetëm pak ditë pasi mori drejtimin e qeverisë.

Tajlanda pendohet për marijuanën, legalizimi drejt anulimit

Postuar në 19 Janar, 2024 11:46

Që kur drejtimin e qeverisë në Tajlandë e mori Srettha Thavisin, lufta kundër marijuanës ka qenë kryefjala e fjalimeve të saj. Ligji i miratuar një vit më parë, i cili liberalizoi përdorimin e marijuanës, ka gjasa të anulohet. Pheu Thai, partia në pushtet, ka paraqitur një projektligj për të ndaluar përdorimin rekreativ të kanabisit, duke e kufizuar atë vetëm te përdorimi mjekësor.

Senati hedh poshtë rezolutën Sanders për Izraelin

Postuar në 17 Janar, 2024 21:54

Senati amerikan hodhi poshtë nismën e Bernie Sanders, e cila parashikon mbështetjen ushtarake ose jo ndaj Izraelit, në varësi të konstatimit nëse po shkelen të drejtat e njeriut apo ligjet ndërkombëtare në Gaza.

Vetëm 11 senatorë e mbështetën propozimin e Sanders, ndërsa 72 të tjerë votuan kundër.

Edhe pse rezoluta u hodh poshtë lehtësisht, ajo përbën një test që reflekton mosmarrëveshjet mes demokratëve amerikanë për mbështetjen e Izraelit.

Njeriu që po do t’i shpjegojë BE-së Orbanin

Postuar në 16 Janar, 2024 18:57

Kryeministri i ri i Luksemburgut, Luc Frieden, ka një plan për ta shpëtuar BE-në nga Viktor Orban, një dhimbje koke për Brukselin gjatë mandateve të tij qeverisëse në Hungari.

Frieden shpreson të ndërtojë ura të reja midis vendeve anëtare – mes të cilave edhe Hungaria.

Thellohet pabarazia, pesë më të pasurit e dyfishuan pasurinë në 3 vjet

Postuar në 16 Janar, 2024 12:38

 

Pavarësisht krizës në shumë rajone të botës, më të pasurit vijojnë të shtojnë pasuritë e tyre. Sipas një raporti të Oxfam, pesë njerëzit më të pasur në botë e kanë dyfishuar pasurinë e tyre që nga viti 2020. Pasuria e tyre është rritur me 114% në një total prej 869 miliardë dollarësh, pas marrjes në konsideratë të inflacionit, sipas raportit vjetor të pabarazisë të Oxfam. Nëse trendet aktuale vazhdojnë, bota mund të ketë trilionerin e parë brenda dekadës.

Bild: Lufta NATO-Rusi është te dera

Postuar në 15 Janar, 2024 11:37

Gazeta gjermane Bild raporton sot se një përplasje e armatosur mes NATO-s dhe Rusisë është e mundshme në muajt e ardhshëm. Bild i referohet një dokumenti sekret të Forcave të Armatosura Gjermane, sipas të cilave Rusia do të pushtojë shtetet baltike të NATO-s që në korrik.

Zgjedhjet e para presidenciale që trazojnë politikën ndërkombëtare

Postuar në 13 Janar, 2024 22:06

William Lai fitoi zgjedhjet presidenciale në Tajvan, por partia e tij e demokratëve progresistë humbi shumicën absolute në Parlamentin e ishullit. Lai, 64 vjeç, një separatist, vjen nga një familje e thjeshtë dhe është rritur në Taipei. Ai është djali i një minatori që humbi jetën në vitet ’60, pas shembjes së galerisë ku punonte.

Zgjerohet ndërhyrja e SHBA në Lindjen e Mesme, në shënjestër rebelët Houthi

Postuar në 13 Janar, 2024 12:48

Shtetet e Bashkuara kryen sulme ndaj rebelëve Houthi në Jemen për të dytën ditë radhazi. Sulmi e përfshin më tej administratën Biden në luftë në Lindjen e Mesme, gjë që ka ndarë më dysh opinionin në Uashington.

SHBA, së bashku me katër vende të tjera, goditën gati 30 pozicione të Houthi pasi grupi militant i mbështetur nga Irani përshkallëzoi sulmet e tij ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq.

Pages

Subscribe to RSS - bota