Parisi pranon përfshirjen e mercenarëve francezë në radhët e ushtrisë ukrainase

Postuar në 20 Janar, 2024 13:03

Ministri francez i Mbrojtjes pranoi përfshirjen e disa shtetasve francezë në radhët e ushtrisë ukrainase, por shtoi se shteti nuk mund të bëjë asgjë për t’i ndaluar. Deklarata e Sebastien Lecornu hedh poshtë një të tillë të mëparshme nga Ministria e Jashtme, sipas të cilës Parisi nuk ka mercenarë në Kiev dhe askund tjetër.

"Franca nuk ka mercenarë, as në Ukrainë dhe as gjetkë", tha Ministria e Jashtme franceze pas njoftimit të ushtrisë ruse në fillim të kësaj jave, se ka vrarë mbi 60 luftëtarë të huaj në një sulm në Kharkov, shumica e të cilëve ishin frëngjishtfolës.

Por Lecornu bëri një hap mbrapa, duke pranuar saktësinë e njoftimit të ushtrisë ruse.  

"Ka civilë francezë që kanë shkuar të luftojnë në Ukrainë me uniformë ushtarake ukrainase," tha ai. "Ne nuk mund t'i ndalojmë ta bëjnë këtë, jemi ende një vend demokratik."

Lecornu theksoi se "këta njerëz nuk kanë asnjë lidhje me forcat e armatosura franceze, nuk veshin uniformë franceze dhe nuk janë të lidhur me institucionet ushtarake franceze".

Angazhimi si mercenar është i paligjshëm në Francë që nga viti 2003. Ai dënohet me gjoba që shkojnë nga 75 mijë euro deri në pesë vjet burg. Megjithatë, ligji nuk ndalon angazhimin e shtetasve francezë si vullnetarë në forcat ushtarake të huaja.

Ministria e Jashtme ruse thirri ambasadorin e Francës në Moskë, Pierre Levy, për të kërkuar shpjegime mbi atë që e quan "përfshirjen në rritje" e Parisit në konfliktin e Ukrainës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.