armepushimi

SHBA dhe Britania i kërkojnë Hamasit të pranojë armëpushimin

Postuar në 29 Prill, 2024 18:58

Hamasit i është propozuar një marrëveshje, ndërsa pritet raundi i ri i bisedimeve në Kajro, me ndërmjetësimin e Egjiptit dhe Katarit.   

Në këmbim të lirimit të pengjeve izraelite, Hamasit i është ofruar armëpushim 40-ditor dhe lirimi i "mundësisht mijëra" të burgosurve palestinezë.

Detajet e propozimit i bëri të ditur sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron.

Pa ShBA/Arrihet armëpushim dy javor në Ukrainë

Postuar në 26 Janar, 2022 23:33

Vladimir Putin i ka dhënë një fitore të vockël presidentit francez, Emmanuel Macron teksa ka pranuar të respektojë armëpushim të plotë në Ukrainën Lindore pas 8 orësh bisedimesh në Paris. 
Mediat citojnë diplomatë francezë të kenë folur për një “sinjal pozitiv” që do të duhet të shihet nëse do të zgjasë pas dy javësh në Berlin ku pritet të mbahet një raund tjetër bisedimesh. 

Rusia njofton arritjen e armëpushimit dhe nisjen e negociatave tripalëshe për Nagorno-Karabakun

Postuar në 10 Tetor, 2020 02:23

Agjencia ruse e lajmeve “Sputnik” raporton se Armenia dhe Azerbajxhani kanë rënë dakord për armëpushim në rajonin e Nagorno-Karabakut duke nisur që nga 10 tetori 2020. Lajmin e ka dhënë ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavorv që dolim me njoftimin përkatës pas 10 orësh negociata mes dy ministrave të Jashtëm respektivë nën ndërmjetësimin e zyrës së OSBE-së në Minsk – një degë e OSBE-së që është krijuar në vitin 1992 posaçërisht për konfliktin në fjal

Axhenda elektorale e Trump, bllokon rezolutën për armëpushim global gjatë pandemisë

Postuar në 09 Maj, 2020 13:22

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë tërhequr mbështetjen e tyre për votimin e një rezolute për vendosjen e armëpushimit në konflikte të ndryshme në botë derisa pandemia e koronavirusit të kalojë.

SHBA nuk mund të mbështesë draftin e propozuar

u shpeh delegacioni amerikan gjatë diskutimit vetëm një ditë pasi kishte rënë dakord me të.

Departamenti Amerikan i Shtetit i deklaroi agjencisë AFP se “Kina ka bllokuar vazhdimisht kompromisin që do të lejonin këshillin e Sigurimit të ecte para”.

Rusia dhe Turqia arrijnë armëpushim për Idlibin. Ankaraja shton trupat, por vetëm me mision monitorues

Postuar në 05 Mars, 2020 19:35

Rusia dhe Turqia kanë arritur një marrëveshje mbi situatën në Idlib të Sirisë pas diskutimeve mes delegacioneve të udhëhequra nga dy presidentët, Putin dhe Erdogan. 

Plani francez për Sirinë diskutohet në Këshilin e Sigurimit, SHBA dhe Rusia pa komunikim

Postuar në 01 Tetor, 2016 10:49

5 shtetet anëtare të Këshillit të Sigurimit diskutuan të shtunën planin e Francës për Sirinë. Ky plan fokusohet te situata në Alepo, pas bombardimeve të vazhdueshme nga ushtria Siriane dhe Rusia që erdhën si rezultat i prishjes së armëpushimit të arritur mes Uashingtonit dhe Moskës.
Plani francez synon rivendosjen e armëpushimit, bazuar në marrëveshjen e 9 shtatorit dhe shpërndarjen e ndihmave humanitare për civilët në Alepo, duke kërkuar ndërprerjen e fluturimeve ushtarake në zonë.

Damasku zyrtar deklaron fundin e armëpushimit. Marrëveshja Kerry – Lavrov, rezulton nul

Postuar në 19 Shtator, 2016 17:37

Damasku zyrtar i ka dhënë fund angazhimit të tij për armëpushimin e sanksionuar nga marrëveshja Lavrov – Kerry e datës 9 shtator. Në një deklatë për shtyp cituar nga agjencia shtetërore “Sana”, ushtria siriane deklaron se militantët e kanë thyer marrëveshjen e armëpushimit mbi 300 herë.

Siri, armëpushimi nuk mban. Koalicioni i Perëndimit godet pozicionet e ushtrisë siriane: Komanda amerikane: “Mendonim se ishin militantë të ISIS”

Postuar në 17 Shtator, 2016 23:27

Armëpushimi në Siri rezultoi një teatër i nivelit më të lartë, teksa sot goditjet ajrore të koalicionit të udhëhequr nga SHBA, sollën vdekjen e të paktën 62 ushtarëve të ushtrisë së rregullt siriane. Komanda Qendrore amerikane pranoi sulmet në lindje të vendit, në Dir al-Zour por shtoi se ato mendohej se drejtoheshin ndaj pozicioneve të militantëve të Shtetit Islamik. Sipas kësaj komande, sapo është mësuar se në zonë ndodheshin ushtarë të Damaskut, sulmet janë ndalur.

Propozimi - ultimatum amerikan për Sirinë, Kremlini: “Përpjekje për të shmangur rënien e Halepit”

Postuar në 09 Shtator, 2016 12:23

PHalepi po kthehet në pikë strategjike dhe përcaktues për të ardhmen e konfliktit në Siri. Agjencia shtetërore ruse e lajmeve “Sputnik” është përpjekur të sqarojë qëllimet amerikane dhe pozicionin rus mbi atë që quhet oferta e ShBA-së për vendosjen e armëpushimit në Siri.
Shkrimi është formalisht një replikë me një shkrim të publikuar na gazetën amerikane “The Washington Post”, por ai zbardh një pjesë të mirë të interesave që ndërthuren aktualisht në Siri.

Subscribe to RSS - armepushimi